Shqipëria Postuar më 21 Qershor 2023, 14:46

Ecuria e projekteve në infrastukturën rrugore - Evis Berberi: Në të gjithë vendin janë të hapura dhe po punohet në 30 kantiere

Nga SCAN TV
Ecuria e projekteve në infrastukturën rrugore - Evis Berberi: Në

Në akset kombëtare rrugore të vendit po punohet me intensitet te lartë. Pavarësisht vështirësive si në rastin e tunelit në rrugën e Arbrit, puna nuk ka ndaluar dhe investimet po realizohen sipas programeve te caktuara.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi i ftuar në emisionin Scan Update, tha se në të gjithë vendin janë të hapura mbi 30 kantiere pune.

Një nga investimet e mëdha ku po punohet pa ndërprerje është edhe Unaza e Madhe e kryeqytetit, e cila planifikohet të mbyllet vitin e ardhshëm.

Investimet në rrugë janë të lidhura ngushtësisht me zhvillimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë. Sipas Berberit, prioritet janë rrugët që lidhin zonat bregdetare dhe industriale të vendit. Pjesë  e këtyre investimeve janë Tuneli i Llogarasë dhe rruga lidhëse si edhe zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......