Bujqësia, “e paprekshme” nga zhvlerësimi i euros - 5 mujori/ Produktet bujqësore rritje eksportesh në vlerë dhe sasi

Në 5 muajt e parë të vitit, eksportet e produkteve bujqësore kanë pasur performancë pozitive si në sasi edhe në vlerë. Duket se edhe pse zhvlerësimi i euros ka prekur shumë industri në vend, bujqësia ia ka dalë të jetë më rezistente.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, eksportet e produkteve bujqësore për shënojnë rritje dominante në grupmallrat "Ushqim, pije, duhan"”. Për 5 mujorin, ky grup është zgjeruar me 15% për shkak të ecurisë së mirë që shënoi që prej fillimit të vitit.
Konkretisht, sipas shifrave të INSTAT, përgjatë periudhës Janar-Maj 2023 eksportet e grupmallrave "Ushqim, pije, duhan" shënuan rritje në sasi dhe vlerë respektivisht me +11.3% në krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti me parë dhe rritje +15.3% në vlerë. E thënë ndryshe, në 5 mujor janë eksportuar 162 mijë ton produkte me vlerë 23.4 miliardë lekë.
Po ashtu, edhe në muaji në muajin Maj, eksportet u zgjeruan me 24.6%, duke shënuan rritje respektivisht me 26.5% në sasi 24.6% në vlerë. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, në një njoftim për media, theksoi se, rritjen e eksporteve e ka mundësuar zgjerimi i prodhimit bujqësor vendas dhe politikat në mbështetje të zinxhirit prodhues-grumbullues e standardizues të produkteve që ka forcuar pozicionin “made in Albania” në tregjet e eksportit.
Produktet bujqësore shqiptare aktualisht shkojnë në 78 shtete të botës. Nga ana tjetër importet e këtyre grupmallrave, kanë pësuar rënie në 5 mujor me afro 1.7 miliardë lekë, duke u regjistruar në 56.5 miliardë lekë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Ecuria e projekteve në infrastukturën rrugore - Evis Berberi: Në të gjithë vendin janë të hapura dhe po punohet në 30 kantiere
Në akset kombëtare rrugore të vendit po punohet me intensitet te lartë. Pavarësisht vështirësive si në rastin e tunelit në rrugën e Arbrit, puna nuk ka ndaluar......

Sa licenca për prodhim kanabisi mund të miratojë Shqipëria? - Detajet e projektit/ Sipërfaqja maksimale për kultivim 10 hektarë
Kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale tashmë do të jetë i lejuar edhe në vendin tonë. Në projektligjin e hartuar nga qeveria, detajohet......

‘Pastrimit të Parave’ po i ‘spastrohen’ punonjësit - Në Kuvend nisma për ndryshimin e pagave për DPPPP
Institucionet publike po përballen gjithashtu me mungesën e profesionistëve, kjo edhe për shkak se sektori privat shfaqet më konkurrues në aspektin e trajtimit......

ISHP tender 5.1 milionë lekë për mirëmbajtjen stacionare të ajrit - Operatori Ekonomik duhet të kryej proceset ekzaminuese, testuese dhe ndërhyrje për riparim
Instituti i Shëndetit Publik ka hapur procedurë prokurimi me objekt marrëveshje “Shërbim i mirëmbajtjes së stacionarëve të ajrit” dhe me fond limit rreth 5.1......

Sa na ka kushtuar rritja e çmimeve? - Shqiptarët konsumuan 742 euro për frymë më shumë gjatë 2022-shit. “Fatura”, më e kripur se në BE
Rreth 5200 euro për frymë vlerësohet nga Eurostat konsumi i një shqiptari mesatarisht për vitin 2022. Shifra fiksohet në 5178 euro për frymë, nga 4436 euro për......

Pse nuk funksionuan pajisjet elektronike në zgjedhje? - KQZ, tender 4.5 milionë lekë për verifikimin e problematikave
Rreth 4.5 milionë lekë pritet të kushtojë shërbimi për verifikimin e shkaqeve të mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik në disa qendra votimi......

Konsumatorët rizbulojnë mënyrat e të blerit - Kriza e kostos së jetesës, terren për mallrat e përdorur
Kriza ekonomike, kriza pandemike, kriza inflacioniste dhe në sfondin e përgjithshëm kriza klimatike. Ky kuadër i krizës tashmë ka krijuar zakone konsumi......

Athina mbetet destinacioni kryesor turistik në Greqi - Ishujt regjistrojnë performancë të dobët
E ndërsa të ardhurat turistike që arritën në 1.5 miliardë euro deri në prill, në Greqi, tregojnë një rritje 15% krahasuar me 1.3 miliardë euro në 2019 - ën dhe......