Shqipëria Postuar më 27 Gusht 2022, 10:18

Shpronësime në “Rrugën e Arbrit” – Rritet vlera e kompensimit për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit

Nga SCAN TV
Shpronësime në “Rrugën e Arbrit” – Rritet vlera

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të bëhen disa ndryshime dhe shtesa “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit ‘ndërtimi i segmentit rrugor ‘Rruga e Arbrit”

Është vendosur që vlera e mëparshme prej “... 1 768 919 (një milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë) lekësh zëvendësohet me vlerën “... 6 244 373 (gjashtë milionë e dyqind e dyzet e katër mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre) lekë ...”.

Vlera shtesë e shpronësimit prej 4 475 454 (katër milionë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e katërqind e pesëdhjetë e katër) lekësh përballohet nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.”.

Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë do të përballohen nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Është ngarkuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë,  Autoriteti  Rrugor  Shqiptar,  Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë, si dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Dibër për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat