Balfin Real Estate & Hospitality zyrtarisht edhe në Kosovë!
Balfin Real Estate & Hospitality vjen me një tjetër përfaqësi jashtë kufijve të vendit, duke u pozicionuar këtë herë në Kosovë.
Nga viti në vit janë shtuar kërkesat për investime në pasuri të paluajtshme nga shqiptarët e Kosovës dhe tashmë ata do të kenë mundësi të njihen më nga afër me projektet më të rëndësishme të cilat po ndërtohen në zonat më ekskluzive dhe turistike të Shqipërisë.
Sikurse në Zyrih edhe përfaqësia në Prishtinë do të ofrojë një gamë të plotë shërbimesh në fushën e pasurive të patundshme, duke filluar nga kërkimet, konsulenca në gjetjen e pronës së duhur, ofrimin e mbështetjes maksimale në menaxhimin e saj, shitje/marrëveshje brokerimi, qira si dhe konsulencë pas shitjes. Të gjitha këto shërbime do të kryhen nëpërmjet një stafi të kualifikuar dhe të specializuar në këtë fushë.
Në përfaqësinë e Kosovës klientët e interesuar do të gjejnë disa nga projektet më të rëndësishme turistike që janë duke u ndërtuar nën vulën e Grupit BALFIN, si Green Coast Village i cili shtrihet pranë një prej monumenteve natyrore më piktoreske të Rivierës Shqiptare, Delta e Palasës dhe është konceptuar në vila, apartamente, njësi të ndryshme shërbimi, hapësira të shumta rekreative dhe sipërfaqe të gjelbëruara. Green Coast Village është një nga projektet më domethënëse të modernitetit, dinamizmit, relaksit dhe qasjes ndaj natyrës në formën e saj më të mirë. Next to Vala Mar me një shtrirje përgjatë bregdetit të Adriatikut në Hamallaj.
Në të ofrohen vila të tipologjive të ndryshme, apartamente, parkime të hapura dhe shumëllojshmëri shërbimesh. Belvedere Korça i pari kompleks turistik dhe rezidencial me vila i projektuar mes gjelbërimit dhe qetësisë, pranë Parkut “Rinia” në qytetin e Korçës. Vilat vijnë me një shkrirje mes arkitekturës tradicionale dhe asaj moderne duke i dhuruar banorëve komoditet dhe një jetesë plot stil. Porto Lalzi është një tjetër projekt që i shtohet bregdetit të bukur të Hamallaj, jo vetëm një rezidencë banimi por edhe një marinë për jahte dhe shumë shërbime të tjera të cilat i japin vlerë jetesës buzë detit.
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN. Themeluar në vitin 2018, Balfin Real Estate & Hospitality vjen si një hub në të cilin janë zhvilluar me fokus të qartë të gjitha shërbimet që lidhen me tregun e pasurive të patundshme dhe jo vetëm. Vlerat e kompanisë qëndrojnë në tre shtylla kryesore, pasuri të patundshme, menaxhim i aseteve dhe pronave si dhe menaxhim dhe shërbime hoteliere.
- Adresa: Rruga: Rexhep Luci, H: 19, Nr: 4, Prishtinë, Kosovë
- Cel: +383 48 282 777 [email protected]
SCAN
Sondazh

Dritat s’do rriten për vetëm 30% të konsumit - Struktura/ Planet për rikthimin e fashave të energjisë, “kleçka” që po përdor qeveria!
Planet e qeverisë për rikthimin e fashave për tarifimin e energjisë elektrike, nënkuptojnë se rritja e çmimit nuk do të prekë vetëm 30% të konsumit. Kjo për......

Kriza në Kosovë, grevë e sektorit publik - Mësues, shërbimi civil dhe mjekët kërkojnë 100 euro shtesë page
Kriza ekonomike që ka prekur Kosovën ka futur në grevë mësuesit, edukatorët në kopshtet publike, punonjësit e administratës publike në institucionet lokale dhe......

Cilat janë rrugët 'më të bukura' në botë për vitin 2022?!
Kur bëhet fjalë për modën, stili i rrugës ka po aq të fshehta sa stili i pistës, në fakt, ka dhjetëra blogje dhe llogari në Instagram të dedikuara për të......

Studimi: Alkooli mund të jetë një zgjidhje e krizës ushqimore!
Shumë njerëz në hemisferën veriore e kanë kaluar verën duke kërkuar një pije në fund të ditës për të ulur disi nxehtësinë përvëluese dhe të thatë. Rezulton se......

Rimbursimi 100 lekë/litër për karburantin - Vendimi për transportin publik, aplikimet do të pranohen deri në datën 1 dhjetor
Operatorët e transportit kanë afat deri në datën 1 dhjetor për të aplikuar për përfitimin e rimbursimit të karburantit, pasi në të kundërt nuk do të mund ta......

Çmimi i inputeve bujqësore u dyfishua! - Në 7 muaj u importuan 73 mijë ton më pak, paguam 75 mln euro
Rritja e çmimit të inputeve bujqësore gjatë këtij viti ka qenë një ndër problematikat më të mëdha me të cilat janë përballur fermerët. Në muajin Mars tre......

Mirëmbajtja e rëndë e gazit norvegjez shton presionin e çmimit të energjisë!
Norvegjia, e cila ka kaluar Rusinë si furnizuesi më i madh i gazit në Europë në vazhdën e luftës në Ukrainë, do të kufizojë ndjeshëm eksportet e saj të gazit......

Bitcoin është rrëzuar nga kulmi i tij, por ekspertët thonë se dimri i fundit i kriptove është një 'dimër i ngrohtë'!
Një dimër i kriptove është këtu, por do të jetë një "dimër i ngrohtë", sipas ekspertëve të kriptove. Bitcoin mund të ketë rënë me më shumë se gjysmën nga......