Çmimi i inputeve bujqësore u dyfishua! - Në 7 muaj u importuan 73 mijë ton më pak, paguam 75 mln euro

Rritja e çmimit të inputeve bujqësore gjatë këtij viti ka qenë një ndër problematikat më të mëdha me të cilat janë përballur fermerët. Në muajin Mars tre kompani importuese u gjobitën nga Autoriteti i Konkurrencës me argumentin se kanë abuzuar me çmimet, ndërsa shoqata e shqiptare e tregtarëve të plehrave dhe agrobiznesit,(AFADA) ka kundërshtuar këtë vendim, duke theksuar se çmimet janë rritur si pasojë e konfliktit Rusi-Ukrainë nga ku dhe vijnë një pjesë e mirë e këtyre produkteve.
Por si kanë ecur importet gjatë këtij vitit? Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, sasia e importuar përgjatë periudhës Janar-Korrik 2022 është 103.3 mijë ton, me një rënie të konsiderueshme prej rreth 73 mijë tonë krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më arë. Ndërkohë që e kundërta ka ndodhur me vlerën e paguar për këto produkte.
Pavarësisht rënies së ndjeshme të sasisë, në 7 muaj janë paguar 8.76 miliardë lekë apo 75 milionë euro për blerjen e inputeve dhe plrehrave kimikë nga jashtë, ndërkohë që në 7 mujorin 2021 u paguan 8.73 miliardë lekë për një sasi shumë më të lartë.
E llogaritur ndryshe, në 2021-shin është paguar mesatarisht 49.6 lekë për kg, ndërsa gjatë këtij viti është paguar 84.8 lekë për kilogram, më një çmim afro të dyfishuar. Kjo rritje pritet të reflektohet edhe në rritjen e çmimeve të prodhimit vendas, pasi pavarësisht mbështetjes nga Skemat Kombëtare në bujqësi për blerjen e inputeve bujqësore, ajo është e vogël në raport me prodhimin vendas në tërësi.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=pllEbFQVVEI
Sondazh

Mirëmbajtja e rëndë e gazit norvegjez shton presionin e çmimit të energjisë!
Norvegjia, e cila ka kaluar Rusinë si furnizuesi më i madh i gazit në Europë në vazhdën e luftës në Ukrainë, do të kufizojë ndjeshëm eksportet e saj të gazit......

Bitcoin është rrëzuar nga kulmi i tij, por ekspertët thonë se dimri i fundit i kriptove është një 'dimër i ngrohtë'!
Një dimër i kriptove është këtu, por do të jetë një "dimër i ngrohtë", sipas ekspertëve të kriptove. Bitcoin mund të ketë rënë me më shumë se gjysmën nga......

Kina po pompon miliarda në infrastrukturë, por tregjet e mallrave nuk ‘po impresionohen’!
Premtimi i fundit i Kinës për të shpenzuar shumë në infrastrukturë bëri pak për të lëvizur çmimet e mineralit të hekurit dhe çelikut dhe analistët thanë se......

Çelen mbi 8.700 biznese të reja në 7 muaj - Rritet numri i iniciativave private krahasuar me 2021-shin
Ekonomia shqiptare ka përformuar pozitivisht gjatë 7 muajve të parë të këtij viti, jo vetëm në kahun e rritjes së të ardhurave por edhe sa i takon aktivitetit......

Ndihmat për faturat e energjisë në Europë - Si po veprojnë qeveritë për të ndihmuar konsumatorët?
Inflacioni në rritje ka shkaktuar një krizë të kostos së jetesës në të gjithë Europën dhe qeveritë po ndërhyjnë në përpjekje për të mbrojtur familjet dhe......

Meloni, plane ambicioze për Italinë - “Do të respektojmë rregullat e buxhetit të Bashkimit Europian”
Planet ambicioze të shpenzimeve të aleancës së djathtë italiane do të respektojnë rregullat e buxhetit të Bashkimit Europian dhe nuk do të hapin një vrimë në......

Fondet spekulative, baste ndaj borxhit italian - Nxitimi i investitorëve, ndërsa vendi përballet me vështirësi ekonomike dhe politike
Fondet spekulative kanë vendosur bastin më të madh ndaj obligacioneve të qeverisë italiane që nga kriza financiare globale, për shkak të shqetësimeve në rritje......

Krizë energjetike në Maqedoninë e Veriut - Nga 1 shtatori hyjnë në fuqi edhe masat për kursimin e energjisë elektrike
Nga 1 shtatori Maqedonia e Veriut do të jetë zyrtarisht në krizë energjetike. Qeveria miratoi vendimet për shpalljen e gjendjes së krizës në furnizimin me......