Fondet spekulative, baste ndaj borxhit italian - Nxitimi i investitorëve, ndërsa vendi përballet me vështirësi ekonomike dhe politike

Fondet spekulative kanë vendosur bastin më të madh ndaj obligacioneve të qeverisë italiane që nga kriza financiare globale, për shkak të shqetësimeve në rritje për trazirat politike në Romë dhe varësia e vendit nga importet e gazit rus. Kjo është raportuar nga Financial Times, ku sipas të dhënave nga S&P Global Market Intelligence, vlera totale e obligacioneve italiane të huazuara nga investitorët për të vënë bast për një rënie të çmimeve arriti në nivelin më të lartë që nga janari 2008 këtë muaj, me mbi 39 miliardë euro.
Nxitimi i investitorëve për të vënë baste kundër Italisë vjen ndërsa vendi përballet me më shumë vështirësi ekonomike që vijnë nga rritja e çmimeve të gazit natyror në Europë, të shkaktuar nga shkurtimet e furnizimit të Rusisë, si dhe nga skenari i një fushate zgjedhore shumë të “nxehtë”.
"Është vendi më i ekspozuar për sa i përket çmimeve të gazit dhe politika është e vështirë," tha Mark Dowding, shefi i investimeve të BlueBay Asset Management, i cili menaxhon rreth 106 miliardë dollarë të aseteve të njohura.
Muajin e kaluar, FMN paralajmëroi se embargo ruse e gazit do të çonte në një tkurrje ekonomike prej më shumë se 5% në Itali dhe tre vende të tjera, nëse këto vende nuk do të ndanin furnizimet mes tyre. Italia konsiderohet gjithashtu nga investitorët si ndër vendet më të cenueshme nga vendimi i BQE-së për të përfunduar programet e saj stimuluese, duke rritur normat e interesit dhe ndaluar blerjet e bonove që kanë mbështetur tregun e madh të borxhit të vendit. Periudha e qetësisë relative politike, e inauguruar me emërimin e Mario Draghit si kryeministër në shkurt 2021, u prish në korrik të këtij viti, me krizën qeveritare që e ktheu Italinë në fushatë elektorale.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=IPOO4fZhwjA
Sondazh

Krizë energjetike në Maqedoninë e Veriut - Nga 1 shtatori hyjnë në fuqi edhe masat për kursimin e energjisë elektrike
Nga 1 shtatori Maqedonia e Veriut do të jetë zyrtarisht në krizë energjetike. Qeveria miratoi vendimet për shpalljen e gjendjes së krizës në furnizimin me......

Portugali, thatësira rrit çmimin e ujit - Vendi po vuan nga i nxehti ekstrem në muajt e fundit
Përballë një thatësire të paprecedentë, qeveria e Portugalisë ka rekomanduar që 43 bashki të rrisin përkohësisht çmimin e ujit për konsumatorët më të mëdhenj......

Zbulohet statuja budiste 600 vjeçare nga thatësira shkatërruese e Kinës!
Kina është në mes të një vale të paprecedentë të të nxehtit dhe thatësirës disamujore gjatë asaj që zakonisht është sezoni i shirave. Vala e të nxehtit ka......

Italia do t'ju paguajë 15 mijë euro për të jetuar në këtë ishull me diell, por përse?!
Nëse keni fantazuar ndonjëherë të zhvendoseni në një ishull me diell, tani është shansi juaj: Sardenja po u ofron njerëzve një shumë prej 15,000 euro për t'u......

Shënoi një fitim prej 4 miliardë dollarësh në më pak se 6 muaj - Warren Buffett sheh rritje nga investimi në Occidental Petroleum
Berkshire Hathaway i Warren Buffett ka arritur një fitim prej 4 miliardë dollarësh nga Occidental Petroleum në më pak se gjashtë muaj, falë stokut të energjisë......

Britania përballet me rritje prej 80% në faturat e energjisë pasi rregullatori rrit kufirin e çmimeve!
Kostoja e energjisë për konsumatorët britanikë do të rritet me 80% nga tetori, tha të premten rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar. Lëvizja e Ofgem do të bëjë......

Ekonomia gjermane rikthehet në nivelin e saj të para pandemisë!
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit 0.1 për qind midis prillit dhe qershorit në krahasim me tremujorin e mëparshëm, njoftoi të enjten Zyra Federale e......

Sërish rritje e ndjeshme për Dollarin dhe Frangën – Si e kanë mbyllur këtë javë valutat kryesore?!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rritje pas rënies së lehtë të ditës së djeshme teksa është blerë sot me 116.5 lekë dhe është shitur me 117.8 lekë sipas......