Rajoni Postuar më 26 Gusht 2022, 11:01

Krizë energjetike në Maqedoninë e Veriut - Nga 1 shtatori hyjnë në fuqi edhe masat për kursimin e energjisë elektrike

Nga SCAN TV
Krizë energjetike në Maqedoninë e Veriut - Nga 1 shtatori

Nga 1 shtatori Maqedonia e Veriut do të jetë zyrtarisht në krizë energjetike. Qeveria miratoi vendimet për shpalljen e gjendjes së krizës në furnizimin me energji për ngrohje në kryeqytetin Shkup dhe me energji elektrike në të gjithë territorin e vendit. Vendimi i parë është marrë për shkak të mungesës së energjisë për ngrohje, mundësisë së përdorimit të lëndëve djegëse alternative dhe gjendjes së tregut të energjisë për ngrohje. Ndërsa vendimi i dytë u mor për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjes së tregjeve të energjisë elektrike.

Fillimisht gjendja së krizës në furnizimin me energji elektrike dhe atë për ngrohje do të zgjasë deri në fund të shtatorit. Me ditën e fillimit të zbatimit të këtyre vendimeve, Komisioni për Monitorimin e Situatave me Furnizimin me Energji Elektrike dhe për Monitorimin e Situatave me Furnizimin me Energji Termike monitoron, analizon dhe vlerëson vazhdimisht gjendjen në tregjet e energjisë elektrike dhe termike dhe propozon masa në përputhje me dekretet me të cilat rregullohen kriteret dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës.

Nga fillimi i shtatorit hyjnë në fuqi edhe masat për kursimin e energjisë elektrike dhe do të zgjasin deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm. Nëpërmjet këtyre masave, synohet të kursehet deri në 15% e energjisë. Komisioni për dialog publik-privat do të jetë organ i krizës përmes të cilit Qeveria dhe biznesi bashkërisht do të veprojnë për të tejkaluar krizën energjetike.

Ndërkohë, të dhënat zyrtare tregojnë se në qershor 71.4% e energjisë elektrike të konsumuar është prodhuar nga burimet vendase. Gjatë këtij muaji janë konsumuar gjithsej 521.750 megavat orë energji elektrike, 3.139 milionë metër kub gaz natyror, 436.990 ton qymyr dhe 97.452 ton produte të naftës.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=S_r071Ct3n8

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat