Dritat s’do rriten për vetëm 30% të konsumit - Struktura/ Planet për rikthimin e fashave të energjisë, “kleçka” që po përdor qeveria!

Planet e qeverisë për rikthimin e fashave për tarifimin e energjisë elektrike, nënkuptojnë se rritja e çmimit nuk do të prekë vetëm 30% të konsumit. Kjo për shkak të strukturës apo ndarjes në kategori të tij, ku për një pjesë tashmë çmimi është rritur, një pjesë janë në treg të liberalizuar, një sasi e madhe është humbje në rrjet, ndërsa për pjesën tjetër po kërkohet pikërisht rritja përmes rikthimit të fashave.
Më konkretisht, sipas të dhënave zyrtare për 6-mujorin e këtij vitit, 22.2% e konsumit total ishte humbje në rrjetin e transmetimit dhe shpërnadrjes, 11% e energjisë konsumohet nga bizneset që kanë dalë në tregun e liberalizuar e që sigurojnë përmes kontratave individuale me furnizues të tjerë energjinë e nevojshme, ndërsa për 12.4% të konsumit, ku përfshihen bizneset që furnizohen nga OSHEE, si Furnizues i Mundësisë së Fundit, çmimi tashmë është rritur me rreth 70%.
Në pjesën tjetër, prej 54.4% të konsumit bëjnë pjesë konsumatorët familjarët dhe jofamiljarë që furnizohen me çmime të rregulluar nga OSHEE. Por, nëse marrim në konsideratë planet e qeverisë që synon të kërkojë shtrenjtimin e energjisë, përmes rikthimit të fashave për familjarët atëherë kjo nënkutpon se rritja do të përfshijë edhe 24% të konsumit.
Kjo pasi, fillimisht u deklarua se shtrenjtimi do të fillonte për familjet që konsumojnë mbi 700 këh energji në muaj e që sipas të dhënave zyrtare prekte 24% të konsumit total. Së fundmi, ministrja e Infrastrukutrës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se fasha e dytë do të nisë nga 800 këh, ndonëse vendimi final për ndryshimin e çmimeve I takon Entit Rregullator të Energjisë.
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=fwfDlTm36xE
Sondazh

Kriza në Kosovë, grevë e sektorit publik - Mësues, shërbimi civil dhe mjekët kërkojnë 100 euro shtesë page
Kriza ekonomike që ka prekur Kosovën ka futur në grevë mësuesit, edukatorët në kopshtet publike, punonjësit e administratës publike në institucionet lokale dhe......

Cilat janë rrugët 'më të bukura' në botë për vitin 2022?!
Kur bëhet fjalë për modën, stili i rrugës ka po aq të fshehta sa stili i pistës, në fakt, ka dhjetëra blogje dhe llogari në Instagram të dedikuara për të......

Studimi: Alkooli mund të jetë një zgjidhje e krizës ushqimore!
Shumë njerëz në hemisferën veriore e kanë kaluar verën duke kërkuar një pije në fund të ditës për të ulur disi nxehtësinë përvëluese dhe të thatë. Rezulton se......

Rimbursimi 100 lekë/litër për karburantin - Vendimi për transportin publik, aplikimet do të pranohen deri në datën 1 dhjetor
Operatorët e transportit kanë afat deri në datën 1 dhjetor për të aplikuar për përfitimin e rimbursimit të karburantit, pasi në të kundërt nuk do të mund ta......

Çmimi i inputeve bujqësore u dyfishua! - Në 7 muaj u importuan 73 mijë ton më pak, paguam 75 mln euro
Rritja e çmimit të inputeve bujqësore gjatë këtij viti ka qenë një ndër problematikat më të mëdha me të cilat janë përballur fermerët. Në muajin Mars tre......

Mirëmbajtja e rëndë e gazit norvegjez shton presionin e çmimit të energjisë!
Norvegjia, e cila ka kaluar Rusinë si furnizuesi më i madh i gazit në Europë në vazhdën e luftës në Ukrainë, do të kufizojë ndjeshëm eksportet e saj të gazit......

Bitcoin është rrëzuar nga kulmi i tij, por ekspertët thonë se dimri i fundit i kriptove është një 'dimër i ngrohtë'!
Një dimër i kriptove është këtu, por do të jetë një "dimër i ngrohtë", sipas ekspertëve të kriptove. Bitcoin mund të ketë rënë me më shumë se gjysmën nga......

Kina po pompon miliarda në infrastrukturë, por tregjet e mallrave nuk ‘po impresionohen’!
Premtimi i fundit i Kinës për të shpenzuar shumë në infrastrukturë bëri pak për të lëvizur çmimet e mineralit të hekurit dhe çelikut dhe analistët thanë se......