Austria intensifikon fushatën kundër emigracionit!

Ministri i Brendshëm i Austrisë Karner ka nisur një fushatë për të penguar emigrantët e mundshëm dhe për të luftuar kontrabandën e emigrantëve. Sipas tij, sistemi i azilit është pothuajse në kufirin e kapacitetit të tij.
Për disa ditë, Ministri i Brendshëm i Partisë Popullore Austriake, ÖVP, Gerhard Karner nuk humbet asnjë rast për të paralajmëruar se sistemi i azilit së shpejti mund të mbingarkohet.
Kjo është arsyeja pse ministria e Karnerit prezantoi një fushatë në internet. Ajo synon të pengojë azilkërkuesit e mundshëm që të nisen për në Europë. Fushata zhvillohet kryesisht në Facebook, Instagram dhe në Google Ads në tetë vende. Fokusi është në Marok, Tunizi dhe Indi.
Në pamjet, për shembull, shihet një roje kufiri me një qen stani, duke qëndruar përballë një gardhi kufiri me tela me gjemba, me mbishkrimin poshtë "Nuk ka rrugë" Në pamje të tjera mund të lexojmë në gjuhë të ndryshme: "Nuk mund të qëndrosh" ose "Do të dështosh".
Judith Kohlenberger, një studiuese vjeneze e emigracionit, kritikon: "Nuk ka asnjë provë për suksesin e fushatave të tilla informuese".
Ideja e një fushate kundër azilit nuk është vërtet e re në Austri. Një fushatë e tillë e ngjashme u prezantua në mars 2016. Një faktor i rëndësishëm janë paratë: parandalimi online këtë herë kushton 260.000 euro.
Studiuesit nuk janë të vetmit që e shohin fushatën me skepticizëm. Kritika vijnë edhe nga partneri i koalicionit. Për shembull nga Eva Ernst-Dziedzic, nga Të Gjelbrit: "Ne duhet të krijojmë rrugë legale të largimit nga vendin. Edhe për këtë ranë dakord në programin e qeverisë Të Gjelbrit dhe Partia Popullore, dhe që t'u japin njerëzve mundësinë të kërkojnë gjithashtu një vizë pune".
Europa ka nevojë për fuqi punëtore, shpjegon deputetja e Të Gjelbërve. "Kemi mungesë të fuqisë punëtore në Europë. Kjo do të thotë se është më efektive të bashkëpunojmë me vendet ku njerëzit duan të shkojnë sesa të krijojmë një situatë çnjerëzore në kufijtë tanë të jashtëm dhe të nisim fushata online me një politikë parandaluese propagandistike, e cila, për mendimin tim, nuk do të arrijë shumë", thotë Eva Ernst-Dziedzic.
Shumë njerëz që mbërrijnë në Austri vazhdojnë rrugën dhe nuk qëndrojnë fare këtu, thotë Ernst-Dziedzic. Përveç kësaj, çdo kërkesë për azil duhet të shqyrtohet, kjo është një e drejtë e njeriut.
Ministri i Brendshëm Karner përgjigjet: "Megjithatë, ne duhet të parandalojmë njerëzit që të nisen përtej Mesdheut, duke kërcënuar se do të mbyten ose grumbullohen në kamionë dhe rrezikojnë të mbyten atje".
Të parandalosh njerëzit të ndërmarrin një udhëtim të rrezikshëm është një qëllim legjitim, thotë politikania e të Gjelbërve, Ernst-Dziedzic. Megjithatë, fushata në internet e Ministrisë së Brendshme nuk është zgjidhja e duhur. Më mirë do të ishte, sipas Ernst-Dziedzic, "që njerëzit të jenë në kontakt me refugjatët dhe migrantët nga vendi i tyre, të cilët u tregojnë atyre për këtë rrugë shumë shpesh kërcënuese për jetën dhe i këshillojnë që të mos e marrin atë".
Është e qartë, për çështjet e migrimit ekzistojnë dallime botësh midis konservatorëve të ÖVP dhe Të Gjelbërve.
E . S / SCAN
Sondazh

Më pak viza Shengen për shtetasit turq - Cilët janë problemet e tyre me Europën Perëndimore?
Arsyet e paraqitura nga Gjermania lënë shumë vend për komente për refuzimet e vizave shengen, sepse shpeshherë arsyeja është se qëllimi i udhëtimit nuk është......

Balfin Real Estate & Hospitality zyrtarisht edhe në Kosovë!
Balfin Real Estate & Hospitality vjen me një tjetër përfaqësi jashtë kufijve të vendit, duke u pozicionuar këtë herë në Kosovë. Nga viti në vit janë shtuar......

Dritat s’do rriten për vetëm 30% të konsumit - Struktura/ Planet për rikthimin e fashave të energjisë, “kleçka” që po përdor qeveria!
Planet e qeverisë për rikthimin e fashave për tarifimin e energjisë elektrike, nënkuptojnë se rritja e çmimit nuk do të prekë vetëm 30% të konsumit. Kjo për......

Kriza në Kosovë, grevë e sektorit publik - Mësues, shërbimi civil dhe mjekët kërkojnë 100 euro shtesë page
Kriza ekonomike që ka prekur Kosovën ka futur në grevë mësuesit, edukatorët në kopshtet publike, punonjësit e administratës publike në institucionet lokale dhe......

Cilat janë rrugët 'më të bukura' në botë për vitin 2022?!
Kur bëhet fjalë për modën, stili i rrugës ka po aq të fshehta sa stili i pistës, në fakt, ka dhjetëra blogje dhe llogari në Instagram të dedikuara për të......

Studimi: Alkooli mund të jetë një zgjidhje e krizës ushqimore!
Shumë njerëz në hemisferën veriore e kanë kaluar verën duke kërkuar një pije në fund të ditës për të ulur disi nxehtësinë përvëluese dhe të thatë. Rezulton se......

Rimbursimi 100 lekë/litër për karburantin - Vendimi për transportin publik, aplikimet do të pranohen deri në datën 1 dhjetor
Operatorët e transportit kanë afat deri në datën 1 dhjetor për të aplikuar për përfitimin e rimbursimit të karburantit, pasi në të kundërt nuk do të mund ta......

Çmimi i inputeve bujqësore u dyfishua! - Në 7 muaj u importuan 73 mijë ton më pak, paguam 75 mln euro
Rritja e çmimit të inputeve bujqësore gjatë këtij viti ka qenë një ndër problematikat më të mëdha me të cilat janë përballur fermerët. Në muajin Mars tre......