Më pak viza Shengen për shtetasit turq - Cilët janë problemet e tyre me Europën Perëndimore?

Arsyet e paraqitura nga Gjermania lënë shumë vend për komente për refuzimet e vizave shengen, sepse shpeshherë arsyeja është se qëllimi i udhëtimit nuk është bindës dhe ka dyshime se personat nuk do të kthehen prapë në vendlindje.
Shifrat e Ministrisë së Jashtme tregojnë se vitet e fundit gjithnjë e më shumë kërkesa nga shtetas turq janë refuzuar nga përfaqësitë diplomatike gjermane jashtë vendit. Në vitin 2014, më shumë se 197.000 aplikime u përpunuan në zyrat gjermane të vizave në Turqi. Shkalla e refuzimit ishte 5,9 përqind. Në vitin 2021 kishte vetëm rreth 129.000 aplikime për shkak të pandemisë. Nga ana tjetër, shkalla e refuzimit u rrit në mënyrë drastike dhe ishte 19 përqind. Në gjysmën e parë të këtij viti, shkalla e refuzimit ka arritur në më shumë se 20 përqind.
Ka dyshime, se gjendja e pafavorshme ekonomike dhe politike e vendit luan një rol negativ në dhënien e vizave. Inflacioni galopant, papunësia e lartë dhe shkeljet masive të të drejtave të njeriut nuk janë kushte ideale për viza sipas analistëve.
Jo vetëm Gjermania, por edhe vendet e tjera të Shengenit po lëshojnë gjithnjë e më pak viza për qytetarët turq. Sipas një raporti të deputetit të AKP-së, Ziya Altunyaldiz, në vitin 2014 vetëm katër përqind e aplikimeve nga qytetarët turq u refuzuan nga vendet e Shengenit. Në vitin 2020, kjo shifër është më shumë se e trefishuar.
Sipas portalit schengenvisainfo.com, i cili mbledh të dhëna për vizat shengen, shkalla e refuzimit madje arriti në 19 përqind vitin e kaluar. Viza Shengen ju lejon të lëvizni lirshëm në 26 vendet e zonës Shengen, pra në pjesën më të madhe të BE-së.
Kryetari i shoqatës turke të udhëtimeve TÜRSAB, Firuz Baglikaya, raportoi këtë javë për një rënie të madhe të shitjeve të biletave dhe për një pasiguri në industrinë e turizmit për shkak të praktikës aktuale të dhënies së vizave. Kjo tani po rrezikon ekzistencën e shumë agjencive turistike.
Përveç kësaj, mos-rimbursimi i tarifave administrative për viza përkeqëson situatën edhe më shumë dhe i largon klientët, tha Baglikaya. Sepse tarifa e vizës prej 80 euro nuk kthehet nëse kërkesa refuzohet. Schengenvisainfo.com vlerëson humbjen që rezulton për aplikantët turq gjatë pesë viteve të fundit në 26 milionë euro.
Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane tha se misionet diplomatike vendosin për aplikimet për viza në secilin rast individual, në përputhje me rregulloret në fuqi të qëndrimit dhe pasi shqyrtojnë me kujdes të gjitha rrethanat. Nuk ka asnjë regjistrim statistikor për arsyet e refuzimit. Në dokumente duhet të shpjegohet edhe synimin për t'u rikthyer në vend, gjë që në parim mund të vërtetohet nga gjendja financiare dhe familjare.
E . S / SCAN
Sondazh

Balfin Real Estate & Hospitality zyrtarisht edhe në Kosovë!
Balfin Real Estate & Hospitality vjen me një tjetër përfaqësi jashtë kufijve të vendit, duke u pozicionuar këtë herë në Kosovë. Nga viti në vit janë shtuar......

Dritat s’do rriten për vetëm 30% të konsumit - Struktura/ Planet për rikthimin e fashave të energjisë, “kleçka” që po përdor qeveria!
Planet e qeverisë për rikthimin e fashave për tarifimin e energjisë elektrike, nënkuptojnë se rritja e çmimit nuk do të prekë vetëm 30% të konsumit. Kjo për......

Kriza në Kosovë, grevë e sektorit publik - Mësues, shërbimi civil dhe mjekët kërkojnë 100 euro shtesë page
Kriza ekonomike që ka prekur Kosovën ka futur në grevë mësuesit, edukatorët në kopshtet publike, punonjësit e administratës publike në institucionet lokale dhe......

Cilat janë rrugët 'më të bukura' në botë për vitin 2022?!
Kur bëhet fjalë për modën, stili i rrugës ka po aq të fshehta sa stili i pistës, në fakt, ka dhjetëra blogje dhe llogari në Instagram të dedikuara për të......

Studimi: Alkooli mund të jetë një zgjidhje e krizës ushqimore!
Shumë njerëz në hemisferën veriore e kanë kaluar verën duke kërkuar një pije në fund të ditës për të ulur disi nxehtësinë përvëluese dhe të thatë. Rezulton se......

Rimbursimi 100 lekë/litër për karburantin - Vendimi për transportin publik, aplikimet do të pranohen deri në datën 1 dhjetor
Operatorët e transportit kanë afat deri në datën 1 dhjetor për të aplikuar për përfitimin e rimbursimit të karburantit, pasi në të kundërt nuk do të mund ta......

Çmimi i inputeve bujqësore u dyfishua! - Në 7 muaj u importuan 73 mijë ton më pak, paguam 75 mln euro
Rritja e çmimit të inputeve bujqësore gjatë këtij viti ka qenë një ndër problematikat më të mëdha me të cilat janë përballur fermerët. Në muajin Mars tre......

Mirëmbajtja e rëndë e gazit norvegjez shton presionin e çmimit të energjisë!
Norvegjia, e cila ka kaluar Rusinë si furnizuesi më i madh i gazit në Europë në vazhdën e luftës në Ukrainë, do të kufizojë ndjeshëm eksportet e saj të gazit......