Citigroup i vë “drynin” Rusisë - Do të mbyllë operacionet e konsumatorëve dhe ato tregtare

Citigroup ka vendosur të mbyllë operacionet e saj bankare tregtare dhe lokale në Rusi, pasi dështoi të gjejë një blerës për bizneset, me shumicën e kërkuesve potencialë nën sanksione pas pushtimit të Ukrainës.
Banka amerikane njoftoi se vendimi u mor sepse prej më shumë se një viti nuk arriti shiste njësitë e saj, sepse sanksionet perëndimore kundër Rusisë e bënë të pamundur vazhdimin e operimit në vend. Huadhënësi shtoi se "vazhdon të ndjekë në mënyrë aktive shitjet e portofoleve të caktuara bankare ruse të konsumatorëve".
Citi tha se ekspozimi i saj ndaj Rusisë kishte rënë në 8.4 miliardë dollar, nga 9.8 miliardë dollarë në fund të vitit të kaluar. Rreth 1 miliard dollarë lidhet me mbylljen e operacioneve bankare tregtare me pakicë dhe lokale.
Dalja do të prekë 2.300 punonjës dhe 15 degë lokale. Huadhënësi vlerëson se do të kushtojë 170 milionë dollarë gjatë 18 muajve të ardhshëm. Megjithatë, do të duhen dy vjet ose më shumë për të pakësuar plotësisht stokun e saj të depozitave, hipotekave, kartave të kreditit dhe kredive për bizneset e vogla.
Në deklaratën e bankës theksohet se nuk po mbyll veprimtarinë e saj të shërbimeve të investimit dhe transaksioneve në vend, por po redukton ekspozimin e saj dhe nuk po pranon klientë të rinj.
Citi fillimisht njoftoi synimin e saj për t'u larguar nga shitja me pakicë në Rusi në muajin prill 2021, si pjesë e tërheqjes globale të shefes ekzekutive, Xhejn Frejzër nga bankat konsumatore, duke përfshirë 14 vende në Azi, Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Ajo po përpiqet gjithashtu të gjejë një blerës për huadhënësin e saj në Meksikë.
Citi kishte qenë në negociata me kompani ruse në pronësi private, përfshirë Expobank dhe kompaninë e sigurimeve Reso-Garantia mbi fatin e bizneseve të saj konsumatore dhe tregtare, raportoi Financial Times në fillim të muajit të kaluar.
Rosbank, një huadhënës kryesor dhe ish-degë e Société Générale, kishte shprehur gjithashtu interes për të blerë operacionet lokale të Citi, por perspektiva e ndonjë marrëveshjeje u zbeh kur Mbretëria e Bashkuar vendosi sanksione ndaj pronarit të saj të ri, oligarkut Vladimir Potanin, më vonë në korrik.
Të gjitha bankat e mëdha me prani të konsiderueshme të mbetur në Rusi po përpiqen të shesin operacionet e tyre, por po përballen me një grup gjithnjë e më të kufizuar blerësish dhe humbje të mëdha potenciale për të shlyer investimet e tyre.
SCAN
Sondazh

Nuk ndalen borxhet e ujësjellësve ndaj OSHEE - 18.1 miliardë lekë të papaguara, që nga viti 2015 tendenca është vetëm në rritje!
Borxhet e ujësjellësve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për fatura të papaguara u rritën sërisht gjatë 6 muajve të parë të këtij veit,......

Bashkitë rrisin arkëtimet me 19 milionë euro - Vilen me shumë të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore
Ky vit ka qenë i mbarë edhe për pushtetin vendor sa i takon mbledhjes së taksave dhe tarifave vendore, pas vështirësive të hasura gjatë pandemisë covid19.......

Austria intensifikon fushatën kundër emigracionit!
Ministri i Brendshëm i Austrisë Karner ka nisur një fushatë për të penguar emigrantët e mundshëm dhe për të luftuar kontrabandën e emigrantëve. Sipas tij,......

Më pak viza Shengen për shtetasit turq - Cilët janë problemet e tyre me Europën Perëndimore?
Arsyet e paraqitura nga Gjermania lënë shumë vend për komente për refuzimet e vizave shengen, sepse shpeshherë arsyeja është se qëllimi i udhëtimit nuk është......

Balfin Real Estate & Hospitality zyrtarisht edhe në Kosovë!
Balfin Real Estate & Hospitality vjen me një tjetër përfaqësi jashtë kufijve të vendit, duke u pozicionuar këtë herë në Kosovë. Nga viti në vit janë shtuar......

Dritat s’do rriten për vetëm 30% të konsumit - Struktura/ Planet për rikthimin e fashave të energjisë, “kleçka” që po përdor qeveria!
Planet e qeverisë për rikthimin e fashave për tarifimin e energjisë elektrike, nënkuptojnë se rritja e çmimit nuk do të prekë vetëm 30% të konsumit. Kjo për......

Kriza në Kosovë, grevë e sektorit publik - Mësues, shërbimi civil dhe mjekët kërkojnë 100 euro shtesë page
Kriza ekonomike që ka prekur Kosovën ka futur në grevë mësuesit, edukatorët në kopshtet publike, punonjësit e administratës publike në institucionet lokale dhe......

Cilat janë rrugët 'më të bukura' në botë për vitin 2022?!
Kur bëhet fjalë për modën, stili i rrugës ka po aq të fshehta sa stili i pistës, në fakt, ka dhjetëra blogje dhe llogari në Instagram të dedikuara për të......