Nuk ndalen borxhet e ujësjellësve ndaj OSHEE - 18.1 miliardë lekë të papaguara, që nga viti 2015 tendenca është vetëm në rritje!

Borxhet e ujësjellësve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për fatura të papaguara u rritën sërisht gjatë 6 muajve të parë të këtij veit, teksa në fund të muajit qershor vlera e faturave të palikujduara arriti në rreth 18.1 mld lekë.
Kjo është shifra më e lartë e akumuluar ndonjëherë nga institucionet jobuxhetore, të paktën që nga vitin 2010, kur gjithsesi borxhi ishte ndjeshëm më i ulët se vlerat e sotme me rreth 2.7 mld lekë të papaguara.
Periudha, kur borxhet e ujësjellësve ishin në nivele më të ulta është maj - korrik 2015, me 1.5 – 1.9 mld lekë, e ndikuar nga fshirja e detyrimeve të prapambetuara që u ndëmor në vitin 2014. Ndërkohë që, pas korrikut 2015 tendenca për të mos paguar energjinë e konsumuar ka qenë vetëm në rritje, për të arritur në rekodin e muajit qershor 2022.
Moslikujdimi i faturave të energjisë nënkupton dhe kosto shtesë për buxhetin e shtetit, që ka rritur subvencionet në këtë drejtim. Vetëm gjatë vitit 2021, buxheti i shtetit transferoi pranë shoqërive të ujësjellësve 380 mln lekë, ndërkohë që për vitin 2020 këto subvencione ishin 230 mln lekë apo 150 mln lekë më pak.
Por, ndonëse subvencionet për këtë zë janë rritur, gjithsesi borxhet e institucioneve jobuxhetore kanë tendencë vetëm në rritje, duke ngirtur pikëpytje mbi shpenzimin e parave të alokuara nga buxheti i shtetit.
Nisur nga akulimi i detyrimeve të prpambetura, në dhjetor të vitit 2020 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Financave dhe Ekonomisë miratuan një plan veprimi që synonte të parandalonte krijimin e borxheve të reja ndërmjet kompanive të energjisë elektrike, si dhe reduktimin e qëndrueshëm të stokut të detyrimeve të prapambetura të akumuluara deri më sot ndërmjet kompanive. Por, pavarësisht kësaj të dhënat tregojnë se ky plan jo vetëm që nuk ka gjetur zbatim, por ka rritur faturën e subvencionimit, nga ana e buxhetit.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Bashkitë rrisin arkëtimet me 19 milionë euro - Vilen me shumë të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore
Ky vit ka qenë i mbarë edhe për pushtetin vendor sa i takon mbledhjes së taksave dhe tarifave vendore, pas vështirësive të hasura gjatë pandemisë covid19.......

Austria intensifikon fushatën kundër emigracionit!
Ministri i Brendshëm i Austrisë Karner ka nisur një fushatë për të penguar emigrantët e mundshëm dhe për të luftuar kontrabandën e emigrantëve. Sipas tij,......

Më pak viza Shengen për shtetasit turq - Cilët janë problemet e tyre me Europën Perëndimore?
Arsyet e paraqitura nga Gjermania lënë shumë vend për komente për refuzimet e vizave shengen, sepse shpeshherë arsyeja është se qëllimi i udhëtimit nuk është......

Balfin Real Estate & Hospitality zyrtarisht edhe në Kosovë!
Balfin Real Estate & Hospitality vjen me një tjetër përfaqësi jashtë kufijve të vendit, duke u pozicionuar këtë herë në Kosovë. Nga viti në vit janë shtuar......

Dritat s’do rriten për vetëm 30% të konsumit - Struktura/ Planet për rikthimin e fashave të energjisë, “kleçka” që po përdor qeveria!
Planet e qeverisë për rikthimin e fashave për tarifimin e energjisë elektrike, nënkuptojnë se rritja e çmimit nuk do të prekë vetëm 30% të konsumit. Kjo për......

Kriza në Kosovë, grevë e sektorit publik - Mësues, shërbimi civil dhe mjekët kërkojnë 100 euro shtesë page
Kriza ekonomike që ka prekur Kosovën ka futur në grevë mësuesit, edukatorët në kopshtet publike, punonjësit e administratës publike në institucionet lokale dhe......

Cilat janë rrugët 'më të bukura' në botë për vitin 2022?!
Kur bëhet fjalë për modën, stili i rrugës ka po aq të fshehta sa stili i pistës, në fakt, ka dhjetëra blogje dhe llogari në Instagram të dedikuara për të......

Studimi: Alkooli mund të jetë një zgjidhje e krizës ushqimore!
Shumë njerëz në hemisferën veriore e kanë kaluar verën duke kërkuar një pije në fund të ditës për të ulur disi nxehtësinë përvëluese dhe të thatë. Rezulton se......