Analiza Postuar më 2 Shkurt 2026, 12:19

Si e perceptojnë të huajt Shqipërinë? Indeksi i Fuqisë së Butë: Renditemi në vend të 102 nga 193 shtete

Nga Scan TV

Si e perceptojnë të huajt Shqipërinë? Indeksi i Fuqisë

Shqipëria vijon të përmirësojë imazhin e saj në arenën ndërkombëtare. Sipas raportit më të fundit të publikuar nga “Brand Finance”, në kuadër të Global Soft Power Index 2026, vendi ynë renditet në vendin e 102-të nga 193 shtete, me 33.7 pikë, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me një vit më parë.

Indeksi i Fuqisë së Butë mat ndikimin dhe perceptimin global të një shteti, bazuar në vlerësimet e mbi 150 mijë të anketuarve në më shumë se 100 tregje ndërkombëtare. Ky indeks vlerëson sa tërheqës dhe ndikues perceptohet një vend në sytë e publikut botëror, përtej fuqisë ushtarake apo ekonomike.

Raporti evidenton se Shqipëria ka arritur të ruajë stabilitet në perceptim, në një vit kur shumë vende regjistrojnë rënie të ndjeshme për shkak të pasigurive ekonomike dhe tensioneve gjeopolitike globale. Ky qëndrueshmëri lidhet, ndër të tjera, me rritjen e turizmit, ekspozimin ndërkombëtar dhe aktivitetin ekonomik të viteve të fundit.

Indeksi i Fuqisë së Butë bazohet në tetë shtylla kryesore vlerësimi: Biznesi dhe Tregtia, Qeverisja, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Kultura dhe Trashëgimia, Media dhe Komunikimi, Arsimi dhe Shkenca, E Ardhmja e Qëndrueshme, si dhe Njerëzit dhe Vlerat.

Në nivel rajonal, Shqipëria renditet përpara Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës, duke përmirësuar pozicionin e saj krahasuar me vitet e mëparshme. Serbia kryeson rajonin.

Eventet ndërkombëtare të zhvilluara në Tiranë, rritja e flukseve turistike dhe roli më aktiv diplomatik kanë ndikuar pozitivisht në perceptimin e Shqipërisë, veçanërisht në shtyllën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Global Soft Power Index 2026 tregon se, në një klimë globale gjithnjë e më skeptike, ruajtja dhe përmirësimi i imazhit ndërkombëtar mbetet një aset kyç për vendet e vogla.

Si e perceptojnë të huajt Shqipërinë? Indeksi i Fuqisë

Klikoni këtu për raportin e plotë

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat