Shqipëria Postuar më 2 Shkurt 2026, 11:33

Shqiptarët “thyejnë” rekord me blerjet vjetore të makinave - Në 10 vite, dyfishuan numrin duke kaluar shifrën 1 milion

Nga SCAN TV

Shqiptarët “thyejnë” rekord me blerjet vjetore të

Në vitin 2014, në Shqipëri qarkullonin rreth 490 mijë automjete. Dhjetë vite më vonë, në vitin 2025, ky numër ka kaluar për herë të parë mbi 1 milion, duke u më shumë se dyfishuar.

Kjo do të thotë se brenda një dekade janë shtuar rreth 500 mijë makina.  E ndarë në vite, rritja rezulton mesatarisht rreth 45–47 mijë makina të shtuara çdo vit.

Por të dhënat tregojnë se kjo rritje nuk ka qenë e njëjtë gjatë gjithë periudhës. Në vitet e para, shtesa vjetore ishte më e moderuar, zakonisht 30–40 mijë makina në vit. Pas vitit 2018, ritmi filloi të përshpejtohet.

Në 2021, në rrugë u shtuan mbi 60 mijë makina ndërsa në 2023, shtesa kaloi 70 mijë. Ndërsa 2024 shënoi nivelin më të lartë, me mbi 90 mijë makina të reja në vetëm një vit.

Edhe 2025 ka vijuar me të njëjtën prirje, duke e çuar numrin total të automjeteve përtej pragut simbolik të 1 milionit.

Sipas strukturës së të dhënave, shumica e makinave të shtuara janë për përdorim personal, ndërsa rritja e mjeteve për punë ka qenë dukshëm më e ngadaltë.

Në raport me popullsinë, kjo rritje është e ndjeshme. Bazuar në Censusin e Popullsisë 2023, Shqipëria ka rreth 1.9 milionë persona mbi 18 vjeç. Kjo do të thotë se sot rreth një në dy të rritur zotëron një makinë.

Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, Shqipëria renditet ndër vendet me nivel më të lartë të zotërimit të makinave.

Të dhënat tregojnë se blerja e makinave është kthyer në një prirje të qëndrueshme dhe në rritje, me ritme më të shpejta në vitet e fundit sesa në fillim të dekadës.

 

 

Shqipëria 2 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës gjatë fundjavës duke e nisur pozitivisht këtë javë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat