Scan Life Postuar më 2 Shkurt 2026, 11:11

Sa ujë duhet të pimë realisht në ditë? - Studimi hedh poshtë mitin e “8 gotave”

Nga SCAN TV

Sa ujë duhet të pimë realisht në ditë? - Studimi hedh

Për lodhjen, dhimbjen e kokës apo lëkurën e thatë, këshilla që dëgjojmë më shpesh është e thjeshtë: pi më shumë ujë. Prej vitesh na është krijuar bindja se shishet e ujit duhet t’i kemi gjithmonë me vete dhe se tetë gota ujë në ditë janë çelësi i shëndetit të mirë. Por studimet më të fundit tregojnë se kjo ide e përhapur gjerësisht nuk mbështetet nga shkenca.

Sot, të rriturit konsumojnë më shumë ujë se kurrë më parë. Në transportin publik, në zyra dhe në shkolla, uji është kthyer në pjesë të pandashme të përditshmërisë. Ndërkohë, rregulli i famshëm “8 me 8”, që rekomandon tetë gota ujë në ditë, ka marrë statusin e një norme shëndetësore, edhe pse nuk përmendet në asnjë udhëzim zyrtar europian apo britanik.

Sipas kërkimeve të fundit, një i rritur i shëndetshëm ka nevojë mesatarisht për 1.5 deri në 1.8 litra ujë në ditë, jo dy litra apo më shumë. Dhe kjo sasi nuk nënkupton vetëm ujin e pijshëm. Në llogari hyjnë edhe çaji, kafeja, pijet e tjera, si dhe uji që marrim përmes frutave dhe perimeve, të cilat në disa raste përmbajnë pothuajse tërësisht ujë.

Konfuzioni mbi sasinë e ujit që duhet të pimë e ka zanafillën disa dekada më parë. Në vitin 1945, autoritetet ushqimore amerikane rekomanduan që një person të konsumonte rreth një mililitër lëng për çdo kalori të marrë. Por kjo këshillë përfshinte të gjitha burimet e lëngjeve, jo vetëm ujin. Me kalimin e viteve, ky udhëzim u keqinterpretua dhe u shndërrua në një rregull të thjeshtuar për gotat e ujit.

Edhe rekomandimet e viteve ’70 flisnin për gjashtë deri në tetë gota në ditë, por autorët theksonin se kjo sasi mund të plotësohej edhe nga ushqimet, pijet me kafeinë apo pije të tjera.

Ekspertët theksojnë se ndjenja e etjes nuk është shenjë rreziku, por mekanizmi natyror i trupit për të ruajtur ekuilibrin e ujit. Trupi i njeriut ka zhvilluar gjatë evolucionit një sistem shumë të sofistikuar për kontrollin e hidratimit. Humbja e një sasie të vogël uji mjafton për të aktivizuar ndjesinë e etjes dhe për të na orientuar drejt pirjes së lëngjeve.

Sigurisht, ka raste kur nevoja për ujë rritet. Njerëzit që jetojnë në klima të nxehta, ata që kryejnë aktivitet fizik intensiv, si edhe gratë shtatzëna apo ato që ushqejnë me gji, kanë nevojë për më shumë lëngje se mesatarja. Por për shumicën e njerëzve, nuk ka nevojë për rregulla strikte apo numërim gotash.

Mesazhi i ekspertëve është i qartë: uji është jetik për organizmin, por pirja e tij duhet të udhëhiqet nga nevojat reale të trupit. Në vend të ndjekjes së miteve, mjafton të dëgjojmë sinjalet që trupi na jep vetë.

Shqipëria 2 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës gjatë fundjavës duke e nisur pozitivisht këtë javë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat