Shqiptarët, drejt uniformës ushtarake - Nga pagat, tek infrastruktura. Pse po rritet aq shumë interesi për të qenë pjesë e FA?

Nga viti në vit ka pasur një rritje të interesit për të kontribuuar në sigurinë e vendit. Programi bachelor i Akademisë së Forcave të Armatosura ka kapur një rekord prej 1634 aplikimesh për vetëm 70 kuota të disponueshme në vitin akademik 2025-2026. Kjo tregon një rritje me 46% të interesit për të qenë pjesë e Forcave në krahasim me vitin e kaluar.
Dëshirë më të madhe për t'i shërbyer vendit vjen pas një sërë investimesh të Ministrisë së Mbrojtjes për përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturave e programeve të edukimit, shoqëruar me rritje të pagave.
Buxheti i shtetit për këtë vit ofron paga më të larta për Forcat e Armatosura. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka deklaruar se pagat e ushtarakëve do të rriten ndjeshëm në mënyrë të vazhdueshme, me synimin që deri në vitin 2029, të arrijnë mesataren e NATO, ndërsa rritja parashikohet 60%-70% për pagat bazë dhe rreth 30% për nivelet e larta të komandimit.
Një nxitje tjetër është edhe fakti që në vitin e parë bachelor, një student i Akademisë së Forcave të Armatosura paguhet rreth 800 euro në muaj, e cila rritet me gradat dhe vjetërsinë.
Për sa i takon infrastrukturës së edukimit, brenda këtij viti pritet të inaugurohet edhe një pjesë e Kampusit të Forcave të Armatosura. Me një hapësirë prej 7600 m², kampusi i ri ofron klasa dhe auditore moderne, poligon stërvitor, pishinë, laboratore dhe ambiente funksionale që plotësojnë standardet më të larta të edukimit ushtarak. Ky kampus do të shndërrohet në një shkollë rajonale kadetësh.
Ndërkohë, projekti në bashkëpunim me Izraelin për ndërtimin e godinave të Shkollës së Aviacionit në Vlorë është tashmë përfunduar.
Akademia e Forcave të Armatosura ofron edhe 3 programe master. Për herë të parë këtë vit, në bashkëpunim me Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” është hapur edhe një master në “Inxhinieri Armatimi me Profil në Aviacion dhe Navale”, ndërkohë që po punohet për hapjen e një programi doktorature në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës.
Të aplikosh për t'u bërë pjesë e Forcave të Armatosura është shumë e thjeshtë, por të pranohesh nuk është edhe aq. Për një numër prej 70 vendesh ka një konkurrencë të madhe midis aplikantëve, shumica e të cilëve janë ekselentë, me një notë mesatare 10.
Shqipëria krijon shoqëri aksionare “Fondi i Tërmeteve dhe Përmbytjeve” - Kompanitë private të sigurimit do të veprojnë si agjentë për kontratat
Qeveria ka dërguar për shqyrtim në Kuvend projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet”, i cili parashikon krijimin e......
Në Kuçovë do të ngrihet Muzeu i Naftës dhe Aviacionit - Hapet tenderi për projektimin e muzeut e rikualifikimin e qendrës
Kuçova pritet të hyjë në një fazë të re transformimi urban dhe kulturor. Qyteti i naftës dhe aviacionit po përgatitet të rikthejë historinë e tij në qendër......
Shqiptarët “thyejnë” rekord me blerjet vjetore të makinave - Në 10 vite, dyfishuan numrin duke kaluar shifrën 1 milion
Në vitin 2014, në Shqipëri qarkullonin rreth 490 mijë automjete. Dhjetë vite më vonë, në vitin 2025, ky numër ka kaluar për herë të parë mbi 1 milion, duke u......
AirlineRatings: Kush janë linjat ajrore më të sigurta në botë për 2026 - Etihad kryeson listën “full-service”. HK Express renditet e para mes “low-cost”
Faqja ndërkombëtare e vlerësimit të sigurisë ajrore, AirlineRatings.com, ka publikuar renditjen për vitin 2026 të 25 kompanive ajrore full-service më të......
Autobusë dhe trena jashtë shërbimit: Çfarë po ndodh në Europë - Mijëra punonjës në Itali dhe Gjermani nisin grevat dhe protestat
Në disa vende europiane po nisin protesta dhe greva në sektorin e transportit publik, duke sinjalizuar një valë pakënaqësish sociale që lidhen me pagat,......
Sa ujë duhet të pimë realisht në ditë? - Studimi hedh poshtë mitin e “8 gotave”
Për lodhjen, dhimbjen e kokës apo lëkurën e thatë, këshilla që dëgjojmë më shpesh është e thjeshtë: pi më shumë ujë. Prej vitesh na është krijuar bindja se......
Rrugë të reja turistike në Korçë - Lidhet kontrata 3.37 mln euro për turizimin e aventurës në Dardhë, Arrëz, Sinec dhe Nikolicë
Përmirësimi i ofertës turistike të vendeve natyrore në rajonin e Korçës, duke përmirësuar aksesin dhe infrastrukturën e turizmit të aventurës, në Dardhë,......
Greqia do të ndryshojë Kushtetutën - Mitsotakis nis procedurat: Është koha të guxojmë të bëjmë shkurtime të mëdha
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, u ka dërguar një mesazh qytetarëve me rastin e fillimit të dialogut kombëtar për Rishikimin Kushtetues. Në......


