Bizneset shohin “dritë jeshile” në ekonomi - Rritet ndjesia ekonomike, ndërsa qytetarët ende llogarisin me kujdes shpenzimet

Ekonomia shqiptare duket se ka hyrë në vitin 2026 me më shumë optimizëm, të paktën nga ana e bizneseve. Sipas Bankës së Shqipërisë, në janar është rritur Treguesi i Ndjesisë Ekonomike, një matës që tregon si e shohin situatën ekonomike bizneset dhe qytetarët.
Ky tregues është rritur me 4.2 pikë, duke qëndruar edhe mbi mesataren historike. Me pak fjalë, klima në ekonomi është përmirësuar dhe pritshmëritë janë më pozitive.
Por kush po e ndjen më shumë këtë përmirësim?
Bizneset, sidomos në sektorët kryesorë: industri, shërbime, tregti dhe ndërtim. Në industri ka më shumë optimizëm për prodhimin dhe porositë, ndërsa shërbimet shënojnë rritjen më të fortë, duke treguar se kërkesa dhe aktiviteti në këtë sektor po ecin më mirë. Edhe tregtia raporton më shumë besim, kryesisht për shkak të shitjeve më të mira dhe pritjeve për punësim.
Ndërtimi gjithashtu ka shënuar rritje të besimit, që tregon se aktiviteti në këtë sektor vazhdon të mbetet i lartë.
Ndërkohë, konsumatorët, pra qytetarët, nuk janë aq entuziastë sa bizneset. Besimi i tyre ka mbetur në të njëjtin nivel si muaji i kaluar. Megjithatë, ka një sinjal pozitiv: njerëzit shprehen më të gatshëm për të bërë blerje të mëdha, si pajisje shtëpie apo investime të rëndësishme.
Por nga ana tjetër, qytetarët janë pak më të kujdesshëm kur flitet për të ardhmen: pritjet për gjendjen financiare personale dhe për situatën ekonomike në muajt në vijim kanë rënë lehtë.
Pra, tabloja është kjo, bizneset shohin më shumë dritë jeshile, ndërsa qytetarët ende llogarisin me kujdes shpenzimet.
Nëse ky optimizëm i bizneseve do të kthehet në më shumë vende pune dhe më shumë të ardhura, mbetet për t’u parë në muajt në vazhdim.
Shqiptarët, drejt uniformës ushtarake - Nga pagat, tek infrastruktura. Pse po rritet aq shumë interesi për të qenë pjesë e FA?
Nga viti në vit ka pasur një rritje të interesit për të kontribuuar në sigurinë e vendit. Programi bachelor i Akademisë së Forcave të Armatosura ka kapur një......
Shqipëria krijon shoqëri aksionare “Fondi i Tërmeteve dhe Përmbytjeve” - Kompanitë private të sigurimit do të veprojnë si agjentë për kontratat
Qeveria ka dërguar për shqyrtim në Kuvend projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet”, i cili parashikon krijimin e......
Në Kuçovë do të ngrihet Muzeu i Naftës dhe Aviacionit - Hapet tenderi për projektimin e muzeut e rikualifikimin e qendrës
Kuçova pritet të hyjë në një fazë të re transformimi urban dhe kulturor. Qyteti i naftës dhe aviacionit po përgatitet të rikthejë historinë e tij në qendër......
Shqiptarët “thyejnë” rekord me blerjet vjetore të makinave - Në 10 vite, dyfishuan numrin duke kaluar shifrën 1 milion
Në vitin 2014, në Shqipëri qarkullonin rreth 490 mijë automjete. Dhjetë vite më vonë, në vitin 2025, ky numër ka kaluar për herë të parë mbi 1 milion, duke u......
AirlineRatings: Kush janë linjat ajrore më të sigurta në botë për 2026 - Etihad kryeson listën “full-service”. HK Express renditet e para mes “low-cost”
Faqja ndërkombëtare e vlerësimit të sigurisë ajrore, AirlineRatings.com, ka publikuar renditjen për vitin 2026 të 25 kompanive ajrore full-service më të......
Autobusë dhe trena jashtë shërbimit: Çfarë po ndodh në Europë - Mijëra punonjës në Itali dhe Gjermani nisin grevat dhe protestat
Në disa vende europiane po nisin protesta dhe greva në sektorin e transportit publik, duke sinjalizuar një valë pakënaqësish sociale që lidhen me pagat,......
Sa ujë duhet të pimë realisht në ditë? - Studimi hedh poshtë mitin e “8 gotave”
Për lodhjen, dhimbjen e kokës apo lëkurën e thatë, këshilla që dëgjojmë më shpesh është e thjeshtë: pi më shumë ujë. Prej vitesh na është krijuar bindja se......
Rrugë të reja turistike në Korçë - Lidhet kontrata 3.37 mln euro për turizimin e aventurës në Dardhë, Arrëz, Sinec dhe Nikolicë
Përmirësimi i ofertës turistike të vendeve natyrore në rajonin e Korçës, duke përmirësuar aksesin dhe infrastrukturën e turizmit të aventurës, në Dardhë,......


