Shqipëria krijon shoqëri aksionare “Fondi i Tërmeteve dhe Përmbytjeve” - Kompanitë private të sigurimit do të veprojnë si agjentë për kontratat

Qeveria ka dërguar për shqyrtim në Kuvend projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet”, i cili parashikon krijimin e një mekanizmi të ri financiar publik për përballimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.
Në qendër të këtij sistemi qëndron Fondi Kombëtar i Sigurimit të Detyrueshëm nga Tërmetet dhe Përmbytjet, i cili do të administrojë të gjithë skemën e sigurimit të banesave në nivel kombëtar.
Fondi do të jetë person juridik publik, i organizuar në formë shoqërie aksionare, me funksion financiar dhe administrativ. Ai do të grumbullojë primet e sigurimit të detyrueshëm që do të paguhen nga pronarët e banesave dhe do t’i përdorë këto të ardhura për dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet dhe përmbytjet.
Sipas projektligjit, çmimi i sigurimit nuk do të përcaktohet nga tregu, por do të miratohet nga Këshilli i Ministrave, mbi bazën e riskut, zonës gjeografike dhe tipologjisë së ndërtesës. Metodologjia e llogaritjes së primit do të mbështetet në modele aktuariale të zhvilluara për kushtet e Shqipërisë.
Në këtë skemë, kompanitë private të sigurimit nuk do të mbajnë riskun financiar, por do të veprojnë si agjentë për shpërndarjen e kontratave, mbledhjen e primeve dhe administrimin teknik të procesit. Të ardhurat e mbledhura do të transferohen në Fond, i cili do të jetë institucioni përgjegjës për pagesën e dëmeve.
Në rast të një fatkeqësie natyrore, dëmet do të vlerësohen nga ekspertë të licencuar, ndërsa pagesa e dëmshpërblimit do të kryhet nga Fondi, brenda afateve të përcaktuara. Dëmshpërblimi do të mbulojë dëmet materiale të banesës dhe të sendeve brenda saj, por jo humbje të aktivitetit ekonomik apo fitime të munguar.
Projektligji parashikon gjithashtu që Fondi të krijojë rezerva financiare, përmes administrimit dhe investimit të të ardhurave, me qëllim përballimin e ngjarjeve me ndikim të madh financiar. Fondi nuk i nënshtrohet procedurave të falimentimit apo likuidimit, duke synuar garantimin e vazhdimësisë së tij në çdo situatë.
Struktura drejtuese e Fondit përbëhet nga Asambleja e Përgjithshme, Këshilli Mbikëqyrës dhe Administratori. Këshilli Mbikëqyrës ka rol kyç në miratimin e politikave të investimit, rregulloreve dhe drejtimit strategjik të Fondit.
Me këtë skemë të re, shteti synon të zhvendosë menaxhimin e riskut nga ndërhyrjet emergjente pas fatkeqësive, drejt një sistemi të parashikueshëm sigurimi, duke reduktuar ekspozimin e drejtpërdrejtë të buxhetit të shtetit dhe duke krijuar një mekanizëm të qëndrueshëm financiar për mbrojtjen e banesave.
Në Kuçovë do të ngrihet Muzeu i Naftës dhe Aviacionit - Hapet tenderi për projektimin e muzeut e rikualifikimin e qendrës
Kuçova pritet të hyjë në një fazë të re transformimi urban dhe kulturor. Qyteti i naftës dhe aviacionit po përgatitet të rikthejë historinë e tij në qendër......
Shqiptarët “thyejnë” rekord me blerjet vjetore të makinave - Në 10 vite, dyfishuan numrin duke kaluar shifrën 1 milion
Në vitin 2014, në Shqipëri qarkullonin rreth 490 mijë automjete. Dhjetë vite më vonë, në vitin 2025, ky numër ka kaluar për herë të parë mbi 1 milion, duke u......
AirlineRatings: Kush janë linjat ajrore më të sigurta në botë për 2026 - Etihad kryeson listën “full-service”. HK Express renditet e para mes “low-cost”
Faqja ndërkombëtare e vlerësimit të sigurisë ajrore, AirlineRatings.com, ka publikuar renditjen për vitin 2026 të 25 kompanive ajrore full-service më të......
Autobusë dhe trena jashtë shërbimit: Çfarë po ndodh në Europë - Mijëra punonjës në Itali dhe Gjermani nisin grevat dhe protestat
Në disa vende europiane po nisin protesta dhe greva në sektorin e transportit publik, duke sinjalizuar një valë pakënaqësish sociale që lidhen me pagat,......
Sa ujë duhet të pimë realisht në ditë? - Studimi hedh poshtë mitin e “8 gotave”
Për lodhjen, dhimbjen e kokës apo lëkurën e thatë, këshilla që dëgjojmë më shpesh është e thjeshtë: pi më shumë ujë. Prej vitesh na është krijuar bindja se......
Rrugë të reja turistike në Korçë - Lidhet kontrata 3.37 mln euro për turizimin e aventurës në Dardhë, Arrëz, Sinec dhe Nikolicë
Përmirësimi i ofertës turistike të vendeve natyrore në rajonin e Korçës, duke përmirësuar aksesin dhe infrastrukturën e turizmit të aventurës, në Dardhë,......
Greqia do të ndryshojë Kushtetutën - Mitsotakis nis procedurat: Është koha të guxojmë të bëjmë shkurtime të mëdha
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, u ka dërguar një mesazh qytetarëve me rastin e fillimit të dialogut kombëtar për Rishikimin Kushtetues. Në......
Rrjetet sociale, “arma” kryesore e bizneseve shqiptare/ Eurostat: Shqipëria ndër vendet lider në Europë për reklamimin digjital
Në ditët e sotme, marketingu i kompanive është zhvendosur gjithnjë e më shumë drejt rrjeteve sociale, aty ku audienca është më e gjerë dhe ndërveprimi më i......


