Shqipëria Postuar më 28 Maj 2024, 09:09

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Nga SCAN TV
Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan është dobësuar këtë të martë pasi në raport me dje është blerë sot me 92.1 lekë dhe është shitur me 92.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq blihet sot me 100.2 lekë dhe shitet me 100.8 lekë duke vijuar të ruaj po ato vlera sikurse edhe javën e kaluar.

Franga zvicerane ndërkaq është blerë këtë mëngjes me 100.6 lekë dhe është shitur me 101.6 lekë duke shënuar kështu një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e hënë.

Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor është blerë sot me 117.3 lekë dhe është shitur me 118.2 lekë duke mos regjistruar lëvizje të ndjeshme të vlerës nga dje.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat