Shqipëria Postuar më 28 Maj 2024, 08:59

Punonjësit e turizmit, fuqia punëtore ‘shtegton’ drejt bregdetit - Kërkesa e lartë, sektori po nxit migracionin e brendshëm sezonal

Nga SCAN TV
Punonjësit e turizmit, fuqia punëtore ‘shtegton’ drejt

Kërkojmë shitës, banakier, kamarier bare apo restorantesh. Këto janë njoftimet që qytetarët mund të shohin në dyret dhe dritaret e bizneseve në kryeqytet.

Prag sezonit turistik ku vendi pritet të thyej rekorde për sa I përket numri të turistëve, duket se ka për të shkaktuar një migrim të punonjësve nga Tirana në zonat bregdetare për të përfituar sa më shumë të ardhura nga ky sezon.

Rritja e turizmit mund të kthehet në një efekt boomerang, pasi nga të dhënat e agjencisë kombëtare e punësimit dhe aftësive vihet re se kërkohen plot 43 kamerier baresh, 32 banakier edhe 27 kuzhinjer në lokalet dhe restorantet e kryeqytetit. Por si pritet të veprojnë këto biznese nga mungesa e fuqisë punëtore.

Rritja e shifrave të turizmit duhet të përkthehet edhe në rritje të cilësisë të shërbimve apo të produkteve kundrejt vizitorëve të huaj.

Me një emigracion që po rritet kryesisht nga të rinjtë pritet që restorantet dhe hotelet në zonat bregdetare dhe jo vetëm, nga e keqja t’i japin mundësinë të rinjëve të cilët nuk kanë eksperiencë për t’i shërbyer këtyre turistëve.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat