“Televizionet abuzuan me reklama të fshehta” - Raporti 2023 i AMA, Krasniqi: Ankesa për shkelje të të drejtave

Raporti i Autoritetit të Mediave Audiovizive, për vitin 2023, doli në konkluzionet se një pjesë e televizioneve abuzuan me reklamat e fshehta, shkeljen etike si dhe reklama për medikamente. Kryetarja e AMA, Armela Krasniqi raportoi se është bërë monitorimi i 114 rasteve të transmetimeve audio dhe audiovizive, ku janë konstatuar 49 shkelje.
“Gjatë vitit 2023 ekipet e monitorimit dhe të analizës kanë realizuar verifikimin e 114 rasteve të transmetimeve audio/audiovizive për përputhshmërinë e tyre me kërkesat ligjore. Nga ky verifikim janë konstatuar 49 raste shkeljesh sipas tipologjisë: 55% e rasteve reklama të fshehta; 33% shkelje etike dhe mbrojtja e të miturve; 10% reklama mbi shëndetin dhe medikamentet dhe 2% reklama politike.
Ndërkohë ndër prioritetet e AMA-s gjatë vitit 2023 ka qenë dhe forcimi i luftës kundër piraterisë televizive që kryet edhe përmes internetit.
“Fenomeni i piraterisë televizive që kryhet nëpërmjet internetit, është një fenomen sa shqetësues aq dhe i komplikuar për t’u identifikuar, për arsye se në shumicën e rasteve produkti audioviziv që transmetohet abuzivisht, vjen nga servera të vendeve të ndryshme të botës dhe nuk janë të pozicionuara në territorin e Republikës së Shqipërisë. Për këtë arsye, identifikimi i tyre bëhet shumë i vështirë”.
Ndër punët vlerësuese të AMA-s gjatë vitit 2023 është renditur iniciativa shumë e rëndësishme e nisjes së diskutimeve me grupet e interesit për procesin e Matjes së Audiencës.
Diamila Leka/ Scan
Sondazh

Java e “Administratës Publike” hap “siparin” e vendeve të punës - Shqipëria, në mungesë për gjeologë dhe veterinerë. Më shumë ekonomistë e juristë
“Këtë të hënë, Java e Administratës Publike hap siparin ku një pjesëmarrje e gjerë e ministrive synon pikëtakimin e ofertave të punës, projekteve apo......

“Censi i popullsisë dhe banesave publikohet më 28 qershor” - Dhuli: Një përqindje e vogël e popullsisë ka mbetur e paregjistruar
Të dhënat paraprake për Censin e Popullsisë dhe Banesave do të publikohen në datën 28 qershor. Në mbledhjen më të fundit të Komisionit për Ekonominë dhe......

“Drafti i rivlerësimit do frenojë shitjet e apartamenteve” - Amnistia 3%, Beti: Qytetarët do të presin miratimin e nismës, të përshpejtohet procesi
Drafti i paraqitur në Kuvend për rivlerësimin e banesave me 3 për qind do të frenojë shitjen e apartamenteve, sepse qytetarët do të priren të presin......

Shëndetësia, fondet për ndërtim objektesh - Rreth 82% e fondit total të investimeve publike u shpërnda në Tiranë
Në një hark kohor prej 10 vitesh, nga 2014 deri në 2024, rreth 60% e investimeve publike në sektorin e shëndetësisë shkojnë për ndërtime dhe rikonstruksione......

Çmimi i biletës për trenin Vorë-Hani i Hotit - MIE, Muçaj: Kostot e transportit të udhëtarëve dhe mallrave do të ulen ndjeshëm
Teksa kredia për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit po kalon procedurat e miratimit në komisionet parlamentare, vlerësimi për çmimin e biletës si për......

Aktmarrëveshjet me OSHEE, firmosen 1628 kontrata për shlyerjen e debisë - 795 abonentë familjarë përfituan 70 % reduktim kamate
Skemat e reja të aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të faturave të energjisë elektrike janë mirëpritur nga abonentët të cilëve u është......

Doganat vlerësohen nga “Pyetësori me Biznesin”- U anketuan 178 biznese nga sektorë të ndryshëm
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka marrë vlerësimet maksimale në Pyetësorin e dytë të zhvilluar në funksion të rritjes së transparencës dhe në vijim të......

Kosova pritet të ketë 1.6 milionë banorë - Të dhënat paraprake të regjistrimit. Shifrat zyrtare publikohen në Korrik
Kosova pritet të ketë 1.6 milionë banorë, ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në një konferencë për media. Sipas drejtorit Ekzekutiv në......