Kosova Postuar më 27 Maj 2024, 12:37

Kosova pritet të ketë 1.6 milionë banorë - Të dhënat paraprake të regjistrimit. Shifrat zyrtare publikohen në Korrik

Nga SCAN TV
Kosova pritet të ketë 1.6 milionë banorë - Të

Kosova pritet të ketë 1.6 milionë banorë, ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në një konferencë për media. Sipas drejtorit Ekzekutiv në detyrë, Avni Kastrati, të dhënat do të publikohen në pjesën e parë të muajit korrik, por në bazë të të dhënave të fundit në mbyllje të procesit, pritjet janë që Kosova të ketë rreth 1.6 milionë banorë. Kastrati njoftoi se në të gjithë procesin e regjistrimit të popullsisë janë përfshirë rreth 5.100 persona.

Sipas regjistrimit të fundit të kryer në vitin 2011, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë është rreth 1.8 milionë, prej të cilëve rreth 25.000 janë serbë. Megjithatë, sipas vlerësimeve të sektorit civil, në Kosovë jetojnë rreth 100,000 pjesëtarë të komunitetit serb.

Regjistrimi i ri i popullsisë ishte menduar të mbahej në vitin 2021, por ai u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ndërkohë vitin e kaluar është shtyrë edhe dy herë të tjera. Regjistrimi i popullsisë në Kosovë filloi më 5 prill dhe duhet të përfundonte më 17 maj, por u shty deri më 24 maj.

Kreu i Agjencisë së Statistikave, Kastrati, u shpreh se, sfidat për ekipet kanë qenë  kryesisht në zonat kodrinore-malore. Ai shtoi se, bazuar në të dhënat paraprake, emigrimi i madh si dhe shtimi i pakët natyror, janë faktorët kryesorë të “tkurrjes” së popullsisë.

Kastrati ka deklaruar se sipas statistikave dhe matjeve, deri në 2050-n Kosova mund të ketë rreth 700.000 banorë për shkak të uljes së shkallës së fertilitetit, një sfidë për Kosovën, por edhe për vendet e rajonit. Ai ka ftuar institucionet të ndërmarrin veprime që të mos ulet shkalla e lindjeve në Kosovë.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat