BE, me “sytë” nga zhvillimi i hapësirës - Brenda pak javësh komisioni evropian publikon “ligjin hapësinor”

I pritur fillimisht në prill, i ashtuquajturi 'ligji hapësinor i BE-së', një nga prioritetet e presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen për vitin 2024, do të propozohet "në javët e ardhshme", u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i BE-së gjatë një takimi ministror.
Projektligji synon të krijojë rregullat e para të përbashkëta për vendet anëtare për të garantuar rolin e Evropës si mundësuese e shërbimeve hapësinore, për të mbrojtur infrastrukturën e BE-së kundër kërcënimeve të sigurisë dhe për të siguruar trafikun e sigurt satelitor për të shmangur rritjen e rrezikut të përplasjeve.
Shtetet anëtare i kanë kërkuar Komisionit ta miratojë atë me shpejtësi, duke pasur parasysh kontekstin aktual gjeopolitik dhe faktin që 11 vende të BE-së, përfshirë Belgjikën, Francën dhe Gjermaninë, kanë tashmë legjislacionin e hapësirës në nivel kombëtar.
"Besojmë se ekziston momenti për të reduktuar heterogjenitetin e kornizave ligjore në BE në mënyrë që të krijohet një treg i vetëm evropian për hapësirën," tha Thomas Dermine, sekretari i Shtetit i Belgjikës për rimëkëmbjen dhe investimet strategjike.
Por kur u pyet për një afat konkret për propozimin, drejtori i përgjithshëm i Komisionit Evropian për hapësirën, Timo Pesonen, vuri në dukje se institucioni po punon "intensivisht" për ta bërë atë gati në javët e ardhshme.
Pesonen nuk përjashtoi mundësinë e publikimit të tij përpara fillimit të një mandati të ri të Komisionit, duke argumentuar se ekzekutivi i BE-së ka kompetenca deri në ditën e fundit të legjislaturës, kështu që vendimi se kur do të paraqitet propozimi do të varet nga kryetari aktual i Komisionit ose i ardhshëm.
Shtetet anëtare kanë diskutuar konkurrencën në sektorin e hapësirës, duke parë sfidat dhe mundësitë për Evropën për të siguruar një pozicion në epokën e re të ekonomisë hapësinore, ku vende të tilla si SHBA dhe Kina janë në krye.
Që nga viti i kaluar, qasja e Evropës në hapësirë është mbështetur në shërbimet e SpaceX, një projekt i miliarderit amerikan Elon Musk, pas vonesave të përsëritura të lëshuesit evropian Ariane 6 që nga viti 2020.
Shtetet anëtare ranë dakord të bëjnë thirrje për një zhvillim më të fortë të industrisë hapësinore të Evropës duke rritur investimet publike dhe private nëpërmjet prokurimit publik dhe një kuadri të mirë të menaxhimit të rrezikut.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Franca forcon rregullat e Airbnb - Mes mosmarrëveshjeve për qiratë afatshkurtra
Parlamenti francez ka miratuar një ligj për ta bërë më të vështirë për njerëzit që të japin me qira pronat e tyre në Airbnb për qira afatshkurtër. Ligji i ri......

Pse aksionarët e Tesla-s refuzojnë pagën prej 56 miliardë dollarë të Musk?
Firma këshilluese përfaqësuese Glass Lewis njoftoi se u ka kërkuar aksionerëve të Tesla-s të refuzojnë një paketë page prej 56 miliardë dollarësh për shefin......

Yellen: Bankat europiane në Rusi po përballen me ‘rreziqe në rritje’!
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen i tha Reuters se bankat europiane përballen me rreziqe në rritje që operojnë në Rusi dhe SHBA-ja po shikon të......

Vera më e nxehtë ndër vite? - Ekspertët zbulojnë se çfarë mund ta presë Evropën në muajt e ardhshëm
Evropa po përgatitet për një tjetër verë të nxehtë, pasi në Gjermani dhe vendet nordike priten temperatura jashtëzakonisht të larta javën e ardhshme. Qytetet......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 92.1 lekë dhe shitet me 93 lekë duke mos pasur luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Kryeministri Rama thirrje emigrantëve shqiptarë - “Mos ngurroni! Kthehuni të investoni, sillni dijet dhe kursimet tuaja”
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sot emigrantëve në Itali që të kthehen në atdhe për të investuar e jetuar. Rama ka thënë se Shqipëria sot nuk është më......

Rama me emigrantët në Itali: Keni arsye për të qenë krenarë! 421 mijë prej jush përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve
Për gati një orë kryeministri Edi Rama mbajti fjalim në pallatin e sportit në “Busto Arsizio’’, lokalitet afër qytetit të Milanos i mbushur me shqiptarë, të......

Rekord pasagjerësh në aeroportin e Rinasit- Që nga fillimi i vitit e deri më 20 maj u regjistruan mbi 3,390 milionë pasagjerë
Që nga fillimi i këtij viti e deri më datë 20 maj Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit regjistroi mbi 3 milionë e 390 mijë pasagjerë, ose 67% më shumë se e njëjta......