Kryeministri Rama thirrje emigrantëve shqiptarë - “Mos ngurroni! Kthehuni të investoni, sillni dijet dhe kursimet tuaja”

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sot emigrantëve në Itali që të kthehen në atdhe për të investuar e jetuar. Rama ka thënë se Shqipëria sot nuk është më ajo që emigrantët kanë lënë kur kanë ikur.
“E vërtetë është që Shqipëria ka shumë punë për të bërë në luftën me korrupsionin e krimin e organizuar të trashëguara. Dje ishte Shqipëra që sot ju ngjan juve, ama me të gjitha problemet e veta Shqipëria ku drejtësia mbahej lidhur si qen gjahu me litarin e agallarëve të saj të paprekshëm. Shqipëria ku vriteshin çdo vit mbi 100 vetë e ku policët i shtynin makinat që mbeteshin pa benzinë rrugëve. Shqipëria ku turizmi mbahej nga patriotizmi dhe rrugëve kishte më shumë pirgje plehrash të pambledhura sesa turistë. Shqipëria ku ju duhet të merrnit rrugën mbrapsht e të kalonit detin për të marrë një document, e pastaj nuk dilnit dot nga sheshi i trageteve pa paguar policin e radhës, kjo kohë ka vdekur. Shqipëria sot ka fituar besimin e botës. Besoni tek Shqipëria e nesërme, do t’jua kthejë shumëfish besimin”- ka thënë kryeministri Rama.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë takimit me shqiptarët në pallatin e sportit në ‘Busto Arsizio’, tha se vitin e ardhshëm Shqipëria do të mikëpresë komunitetit e ri politik evropian. Kryeministri theksoi edhe se kush është fajtor sipas tij për largimin e shqiptarëve, por hodhi poshtë shifrën 1 milionë.
"Shqipëria më në fund po bëhet shtet. Shumë i ka munguar shqiptarëve të Shqipërisë. Disa gojë nga ato që ju i njihni mirë, thoshin këto ditë që nuk duhet të vija këtu, pasi nën udhëheqjen time kanë ikur 1 milionë shqiptarë. Kjo e 1 milionë shqiptarëve të ikur në 10 vitet e fundit është gënjeshtër e madhe, e ligë dhe e turpshme njësoj si ajo e autobusëve që doli po nga ajo gojë e pistë duke ofenduar shqiptarët e Greqisë që u shkrinë si lumi në det për të treguar dashurinë e mallin dhe manifestuan krenarinë e tyre për Shqipërinë. Po e vërtetë, kanë ikur këto 10 vite shumë shqiptarë, shumë më tepër se janë kthyer. Por, Shqipëria e katandisur në 1.5 milionë banorë, e mbytur në detin e korrupsionit e nuk ka as punë as shpresë, është një Shqipëri që ekziston vetëm në humnerën e atyre gojëve që në ditën e pavarësisë së Shqipërisë dhe që prej asaj dite armiqtë më të këqinj, i pati nga radhët e partisë së vet"- ka thënë kryeministri Rama.
Kryeministri Edi Rama pas turit në Milano në kuadër të takimeve me diasporën, do të ndalet në Londër.
SCAN tv ka qenë në një transmetim maratonë live, ku grupi i xhirimit me drejtorin e informacionit Kreshnik Kuçaj, kanë përcjellë aktivitetin në Milano me emigrantët shqiptarë, si dhe me të ftuar në studio.
Alida Lula /SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Rama me emigrantët në Itali: Keni arsye për të qenë krenarë! 421 mijë prej jush përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve
Për gati një orë kryeministri Edi Rama mbajti fjalim në pallatin e sportit në “Busto Arsizio’’, lokalitet afër qytetit të Milanos i mbushur me shqiptarë, të......

Rekord pasagjerësh në aeroportin e Rinasit- Që nga fillimi i vitit e deri më 20 maj u regjistruan mbi 3,390 milionë pasagjerë
Që nga fillimi i këtij viti e deri më datë 20 maj Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit regjistroi mbi 3 milionë e 390 mijë pasagjerë, ose 67% më shumë se e njëjta......

Rritet energjia e tregtuar në alpex - Bursa shqiptare e energjisë, ndikon bashkimi i tregjeve me Kosovën
Bashkimi i tregjeve energjetike Shqiqëri – Kosovë ka rritur volumet e tregtuara në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX. Sipas të dhënave të......

Tirana, destinacioni kryesor turistik për italianët - Raporti i Institutit Ekonomik Mastercard: Pas kryeqytetit shqiptar, Korfuzi dhe Parisi
Është kryeqyteti shqiptar Tirana, i ndjekur nga ishulli grek i Korfuzit dhe Parisi, në krye të destinacioneve turistike për italianët që do të udhëtojnë jashtë......

Bashkitë shpenzuan më shumë për paga e sigurime shoqërore - Raporti/ Pushtetit vendor iu rritën kostot me 9.9 miliardë lekë
Të dhënat e raportit të qeverisjes vendore kanë dalë në konkluzionet, se vitin që lamë pas bashkive iu rritën shpenzimet për shkak të politikave të reja të......

Në 2023 u shitën më shumë pasuri të paluajtshme Sipas BSH, u preferuan brenda qyteteve dhe në bregdet
Numri i subjekteve që kanë kryer shitje në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023 shënoi një ulje të lehtë krahasuar me periudhën paraardhëse, ndërkohë që numri i......

UNDP dorëzon 2 sisteme fotovoltaike diellore në Bashkinë e Shkodrës financuar nga qeveria japoneze!
Ceremonia e dorëzimit të dy sistemeve fotovoltaike diellore në të cilën morën pjesë Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, Kato Kikuko, Përfaqësuesja e Përhershme......

Tregjet turke janë “në prag të një momenti rilindjeje”!
Investitorët që u larguan nga Turqia me shumicë gjatë disa viteve të fundit mund të duan të fillojnë të kthehen, rezultoi nga raporti i fundit nga Citi mbi......