Paguhen 2.53 mld lekë për koncesionet - Transfertat e thesarit deri në 23 maj, buxheti ka planifikuar 14.3 mld lekë

Koncesionet dhe kontratat e partneritetit publik privat kanë marrë 2.53 mld lekë nga 1 janari deri në datën 23 maj të këtij viti, përmes transaksioneve të thesarit. Sipas të dhënave nga Open Data Albania vlera më të madhe deri më tani është paguar për koncesionin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit, me 960 mln lekë të transferuara. Kjo vlerë, është sa 25% e totalit të planifkuar në buxhet, që për vitin 2024 është 3.5 mld lekë. Një koncesion në sektorin shëndetësor zë vendin e dytë.
Koncesioni i shërbimit të laboratorëve ka arkëtuar nga thesari rreth 574 mln lekë, teksa plani vjetor për pagesa për këtë koncesionar është 1.85 miliard lekë. Më pas renditet PPP e inceneratorit të Tiranës, që vijon të përthithë para nga thesari përmes Bashkisë së Tiranës dhe bashkive të tjera kontraktore. Nga 1 janari deri me 23 maj shoqëria ka përfituar para’ publike përmes thesarit në vlerën 445.6 mln lekë.
Po ashtu, të dhënat tregojnë se për kontratën e PPP për rrugën e Kombit janë likuiduar 310.9 mln lekë, teksa planifikimi vjetor për të është 748 milion. Një tjetër kontratë është ndërtimi dhe mirëmbajtja e segmentit rrugor Porti i Jahteve Orikum – Dukat, teksa shoqëria zbatuese është paguar këto 5 muaj në vlerën 208.63 mln lekë.
Planifikimi vjetor për këtë konsesion është 976 milion lekë. Ndërkaq, një tjetër PPP me mbështetje buxhetore në Bashkinë e Tiranës është ajo për ndërtimin e shkollave, për të cilin planifikimi vjetor është 745 milion lekë, teksa nga janar maj janë paguar 31 415 250 Lekë.
Tre kontrata të tjera koncesionare me mbështetje buxhetore i përkasin sektorit shëndetësor dhe përfshijnë, hemodializën, check -up dhe sterilizimin, por shoqëritë zbatuese nuk paguhen përmes thesarit. Pagesat bëhen përmes Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Për vitin 2024 në total buxheti i shtetit ka planifikuar pagesa për kontratat koncesionare në vlerën prej 14.3 mld lekë.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Ekonomia botërore, në rritje - Kërkesa e konsumatorit, e lartë. Tregu i punës, më i qendrueshëm
Ekonomia botërore po shfaq një elasticitet të jashtëzakonshëm, duke paraqitur një performancë më të mirë nga sa pritej, pavarësisht sfidave të vazhdueshme,......

Linjë ajrore e klasit të parë për qentë! - BARK Air mori mbi 15,000 kërkesa për destinacione të reja
Fluturimi me katërputroshët në klas të parë mund të tingëllonte si ëndërr e largët, por tashmë linja ajrore BARK Air ka bërë realitet këtë përvojë, duke çelur......

BE, me “sytë” nga zhvillimi i hapësirës - Brenda pak javësh komisioni evropian publikon “ligjin hapësinor”
I pritur fillimisht në prill, i ashtuquajturi 'ligji hapësinor i BE-së', një nga prioritetet e presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen për vitin 2024,......

Franca forcon rregullat e Airbnb - Mes mosmarrëveshjeve për qiratë afatshkurtra
Parlamenti francez ka miratuar një ligj për ta bërë më të vështirë për njerëzit që të japin me qira pronat e tyre në Airbnb për qira afatshkurtër. Ligji i ri......

Pse aksionarët e Tesla-s refuzojnë pagën prej 56 miliardë dollarë të Musk?
Firma këshilluese përfaqësuese Glass Lewis njoftoi se u ka kërkuar aksionerëve të Tesla-s të refuzojnë një paketë page prej 56 miliardë dollarësh për shefin......

Yellen: Bankat europiane në Rusi po përballen me ‘rreziqe në rritje’!
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen i tha Reuters se bankat europiane përballen me rreziqe në rritje që operojnë në Rusi dhe SHBA-ja po shikon të......

Vera më e nxehtë ndër vite? - Ekspertët zbulojnë se çfarë mund ta presë Evropën në muajt e ardhshëm
Evropa po përgatitet për një tjetër verë të nxehtë, pasi në Gjermani dhe vendet nordike priten temperatura jashtëzakonisht të larta javën e ardhshme. Qytetet......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 92.1 lekë dhe shitet me 93 lekë duke mos pasur luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......