Shqipëria Postuar më 27 Maj 2024, 15:15

Linjë ajrore e klasit të parë për qentë! - BARK Air mori mbi 15,000 kërkesa për destinacione të reja

Nga SCAN TV
Linjë ajrore e klasit të parë për qentë! - BARK Air

Fluturimi me katërputroshët në klas të parë mund të tingëllonte si ëndërr e largët, por tashmë linja ajrore BARK Air ka bërë realitet këtë përvojë, duke çelur siparin e flurimeve javën e shkuar.

Linja e re ajrore transporton qentë dhe miqtë e tyre njerëzor në klas të parë, duke përfshirë një sallë pritjeje të ndriçuar nga dielli, të mbushur me ushqime dhe lodra, check-in të shpejtë dhe një banjë në bord për të vegjlit.

BARK Air e përshkruan risinë që sollën si përvojën e parë në botë të udhëtimit ajror në klas të parë, të krijuar posaçërisht për qentë dhe shoqëruesit e tyre. Avioni mund të mbajë deri në 14 persona, por BARK Air nuk shet më shumë se dhjetë bileta për njerëzit, në mënyrë që të lërë vend për dhjetë qen.

Aktualisht, linjat e BARK Air përfshijnë fluturime midis aeroportit White Plains të zonës së metros së Nju Jorkut, aeroportit Van Nuys afër Los Angelos dhe aeroportit Biggin Hill të Londrës.

Çmimi është 8,000 dollarë për një fluturim ndërkombëtar për vetëm një drejtim dhe 6,000 dollarë për një udhëtim brenda vendit për një qen dhe një shoqërues njerëzor. Megjithatë këto shifra mund të ndryshojnë pasi linja ajrore shpreson të rritet dhe si rrjedhojë mund të ulë çmimet.

BARK Air mori mbi 15,000 kërkesa për destinacione të reja. Kompania tani po shqyrton shtimin e fluturimeve në Paris, Milano, Chicago, Seattle dhe destinacione sezonale në Florida dhe Arizona.

Adelina Onuzi/SCAN

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 27 Maj

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 92.1 lekë dhe shitet me 93 lekë duke mos pasur luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat