Shëndetësia, fondet për ndërtim objektesh - Rreth 82% e fondit total të investimeve publike u shpërnda në Tiranë

Në një hark kohor prej 10 vitesh, nga 2014 deri në 2024, rreth 60% e investimeve publike në sektorin e shëndetësisë shkojnë për ndërtime dhe rikonstruksione objektesh si spitale, qendra shëndetësore e të tjera, ndërkohë që vetëm 13.7% e fondeve totale i kushtohen blerjes së pajisjeve mjekësore.
Një përqindje shumë e vogël e fondit për blerjen e pajisjeve mjekësore, ngre pyetje mbi ofrimin e shërbimit shëndetësor cilësor ndaj qytetarëve dhe mungesa e pajisjeve të domosdoshme mjekësore në spitalet publike, i detyron shpeshherë individët që t’i drejtohen spitaleve private.
Sipas një raporti të NDI Albania dhe Shoqatës Together for Life, investimet publike të financuara nga buxheti i shtetit përbëjnë 58% të totalit të investimeve publike në shëndetësi, ndërkohë që ato me financim të huaj zënë 42%. Planet fillestare të përcaktuara në miliard lekë për investimet publike, janë realizuar më pak nga sa ishte parashikuar. Konkretisht, planifikimi mesatar i investimeve publike me financim të brendshëm dhe të huaj për vitet 2014-2024 është 27 miliardë lekë, ndërsa janë realizuar 20 miliardë lekë, kjo duke marrë parasysh masën shumë të ulët të investimeve në 2014-ën.
Ndërkohë, referuar ndarjes rajonale të investimeve publike për 10 vite, rreth 82% e fondit total të investimeve është shpërndarë në qytetin e Tiranës, ndërsa mesatarisht 2-2.4% e fondit në qytetet Elbasan, Vlorë, Shkodër, Sarandë, Lezhë dhe Berat. Pjesa e mbetur e investimeve publike i takon qyteteve të tjera të Shqipërisë, me një fond minimal prej 1% të të gjithë totalit në bazë vjetore.
Shpenzimet publike për shëndetësinë dhe politikat e mbulimit ndikojnë drejtpërdrejtë pagesat nga xhepi i familjeve si pjesë e shpenzimeve të përgjithshme shëndetësore. Të dhënat më të fundit tregojnë se shpenzimet për kujdes shëndetësor nga pagesat e xhepit të familjeve, kanë pësuar rënie. Këtë vit pritet që këto shpenzime të jenë 35%.
Me kalimin e viteve, buxheti për shëndetësinë është rritur dukshëm. Gjatë periudhës nga viti 2014 deri në vitin 2022, buxheti për shëndetësinë u rrit 57%, duke arritur vlerën e 65 miliardë lekë në vitin 2022 dhe 95 miliard në vitin 2023. Për këtë vit, buxheti për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale është rreth 98 miliardë lekë, 4.06% e PBB ose 13.4% i shpenzimeve të buxhetit të shtetit.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Çmimi i biletës për trenin Vorë-Hani i Hotit - MIE, Muçaj: Kostot e transportit të udhëtarëve dhe mallrave do të ulen ndjeshëm
Teksa kredia për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit po kalon procedurat e miratimit në komisionet parlamentare, vlerësimi për çmimin e biletës si për......

Aktmarrëveshjet me OSHEE, firmosen 1628 kontrata për shlyerjen e debisë - 795 abonentë familjarë përfituan 70 % reduktim kamate
Skemat e reja të aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të faturave të energjisë elektrike janë mirëpritur nga abonentët të cilëve u është......

Doganat vlerësohen nga “Pyetësori me Biznesin”- U anketuan 178 biznese nga sektorë të ndryshëm
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka marrë vlerësimet maksimale në Pyetësorin e dytë të zhvilluar në funksion të rritjes së transparencës dhe në vijim të......

Kosova pritet të ketë 1.6 milionë banorë - Të dhënat paraprake të regjistrimit. Shifrat zyrtare publikohen në Korrik
Kosova pritet të ketë 1.6 milionë banorë, ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në një konferencë për media. Sipas drejtorit Ekzekutiv në......

Sistemi AIPS, 1.5 miliardë euro transferta në 4 muaj - “Revolucioni” bankar që uli kostot dhe rriti efikasitetin
Prej dy vitesh, sistemi AIPS ka sjellë një revolucion në sistemin bankar, duke mundësuar transferimet kombëtare në Euro midis bankave pa tarifa shtesë nga......

Paguhen 2.53 mld lekë për koncesionet - Transfertat e thesarit deri në 23 maj, buxheti ka planifikuar 14.3 mld lekë
Koncesionet dhe kontratat e partneritetit publik privat kanë marrë 2.53 mld lekë nga 1 janari deri në datën 23 maj të këtij viti, përmes transaksioneve të......

Ekonomia botërore, në rritje - Kërkesa e konsumatorit, e lartë. Tregu i punës, më i qendrueshëm
Ekonomia botërore po shfaq një elasticitet të jashtëzakonshëm, duke paraqitur një performancë më të mirë nga sa pritej, pavarësisht sfidave të vazhdueshme,......

Linjë ajrore e klasit të parë për qentë! - BARK Air mori mbi 15,000 kërkesa për destinacione të reja
Fluturimi me katërputroshët në klas të parë mund të tingëllonte si ëndërr e largët, por tashmë linja ajrore BARK Air ka bërë realitet këtë përvojë, duke çelur......