Aktmarrëveshjet me OSHEE, firmosen 1628 kontrata për shlyerjen e debisë - 795 abonentë familjarë përfituan 70 % reduktim kamate
Skemat e reja të aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të faturave të energjisë elektrike janë mirëpritur nga abonentët të cilëve u është dhënë mundësia ta paguajnë debinë ndaj OSHEE group dhe FSHU me këste lehtësuese mujore.
Prej datës 3 prill kur hyri në fuqi vendimi për aktmarrëveshjet e reja për vitin 2024 dhe deri më 25 maj, në qendrat e kujdesit ndaj Klientit OSHEE group dhe FSHU, janë firmosur 1628 kontrata në total.
Prej tyre, 795 AKM janë firmosur nga klientë familjarë të cilët kanë paguar njëherësh detyrimin e tyre ndaj OSHEE, duke përfituar 70% reduktim kamate.
Po ashtu, 148 klientë jo- familjarë kanë paguar të gjithë shumën e debisë së akumuluar të faturave të papaguara, duke përfituar reduktim të kamatëvonesave në masën 50%, ndërsa 14 klientë jo familjar/biznes i vogël, kanë paguar të gjithë shumën e borxhit ndaj OSHEE group, dhe kanë përfituar reduktim të kamatës me 100 %.
OSHEE thekson se skemat e aktmarrëveshjeve për vitin 2024, përfshijnë faturat e papaguara të energjisë elektrike deri në 31 dhjetor 2022.
Klientët debitorë që duan të hyjnë në aktmarrëveshje me OSHEE group, duhet të kenë mbyllur ndërkohë detyrimet e krijuara gjatë vitit 2023 dhe në vazhdim, të cilat duhet të jenë likuiduar përpara lidhjes së aktmarrëveshjes së shlyerjes së debisë mes klientit dhe kompanisë OSHEE për periudhat e hershme.
Në skemat tona të aktmarrëveshjeve për vitin 2024, përfshihen gjithashtu edhe detyrimet e papaguara nga faturat; dëmi ekonomik, fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive, që i përkasin vitit 2023 e në vijim.
Ftojmë të gjithë klientët familjar, jofamiljar e biznes të përfitojnë nga lehtësirat që ofron OSHEE group, duke shlyer debinë me këste dhe duke përfituar reduktim të kamatëvonesave nëse paguajnë me një këst të vetëm detyrimin e faturave të papaguara të energjisë elektrike deri në 31 dhjetor 2022.
SCAN
Sondazh

Doganat vlerësohen nga “Pyetësori me Biznesin”- U anketuan 178 biznese nga sektorë të ndryshëm
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka marrë vlerësimet maksimale në Pyetësorin e dytë të zhvilluar në funksion të rritjes së transparencës dhe në vijim të......

Kosova pritet të ketë 1.6 milionë banorë - Të dhënat paraprake të regjistrimit. Shifrat zyrtare publikohen në Korrik
Kosova pritet të ketë 1.6 milionë banorë, ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në një konferencë për media. Sipas drejtorit Ekzekutiv në......

Sistemi AIPS, 1.5 miliardë euro transferta në 4 muaj - “Revolucioni” bankar që uli kostot dhe rriti efikasitetin
Prej dy vitesh, sistemi AIPS ka sjellë një revolucion në sistemin bankar, duke mundësuar transferimet kombëtare në Euro midis bankave pa tarifa shtesë nga......

Paguhen 2.53 mld lekë për koncesionet - Transfertat e thesarit deri në 23 maj, buxheti ka planifikuar 14.3 mld lekë
Koncesionet dhe kontratat e partneritetit publik privat kanë marrë 2.53 mld lekë nga 1 janari deri në datën 23 maj të këtij viti, përmes transaksioneve të......

Ekonomia botërore, në rritje - Kërkesa e konsumatorit, e lartë. Tregu i punës, më i qendrueshëm
Ekonomia botërore po shfaq një elasticitet të jashtëzakonshëm, duke paraqitur një performancë më të mirë nga sa pritej, pavarësisht sfidave të vazhdueshme,......

Linjë ajrore e klasit të parë për qentë! - BARK Air mori mbi 15,000 kërkesa për destinacione të reja
Fluturimi me katërputroshët në klas të parë mund të tingëllonte si ëndërr e largët, por tashmë linja ajrore BARK Air ka bërë realitet këtë përvojë, duke çelur......

BE, me “sytë” nga zhvillimi i hapësirës - Brenda pak javësh komisioni evropian publikon “ligjin hapësinor”
I pritur fillimisht në prill, i ashtuquajturi 'ligji hapësinor i BE-së', një nga prioritetet e presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen për vitin 2024,......

Franca forcon rregullat e Airbnb - Mes mosmarrëveshjeve për qiratë afatshkurtra
Parlamenti francez ka miratuar një ligj për ta bërë më të vështirë për njerëzit që të japin me qira pronat e tyre në Airbnb për qira afatshkurtër. Ligji i ri......