Doganat vlerësohen nga “Pyetësori me Biznesin”- U anketuan 178 biznese nga sektorë të ndryshëm

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka marrë vlerësimet maksimale në Pyetësorin e dytë të zhvilluar në funksion të rritjes së transparencës dhe në vijim të punës për përmirësimin e shërbimeve doganore ndaj biznesit. Në këtë pyetësor u anketuan 178 biznese nga sektorë të tillë si ndërtimi, shërbime, bujqësi, manifakturë, tregti, prodhim dhe fasoneri.
Më shumë se 56% e bizneseve përgjigjen se aplikimet shqyrtohen shumë shpejt dhe mbi 75% e përgjigjeve nënvizojnë se procedurat e deklarimit, verifikimit fizik dhe vlerësimit zgjasin më pak se vitin e kaluar.
Në tërësi vlerësimi për përmirësimet që janë realizuar në procedurat doganore ka marrë përgjigje pozitive nga 87.5% e të anketuarve dhe mbi 60% e tyre vlerësojnë si “shumë të mirë” marrëdhënien me doganën, 32.6% e vlerësojnë “mirë” dhe një përqindje shumë e ulët e vlerësojnë si problematike.
Edhe shërbimet online kanë marrë vlerësimet maksimale nga biznesi dhe procesimi i deklaratave të eksportit dhe importit është vlerësuar 55.9% “shumë i shpejtë” dhe 40.1% “mesatar”.
SCAN

Kosova pritet të ketë 1.6 milionë banorë - Të dhënat paraprake të regjistrimit. Shifrat zyrtare publikohen në Korrik
Kosova pritet të ketë 1.6 milionë banorë, ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në një konferencë për media. Sipas drejtorit Ekzekutiv në......

Sistemi AIPS, 1.5 miliardë euro transferta në 4 muaj - “Revolucioni” bankar që uli kostot dhe rriti efikasitetin
Prej dy vitesh, sistemi AIPS ka sjellë një revolucion në sistemin bankar, duke mundësuar transferimet kombëtare në Euro midis bankave pa tarifa shtesë nga......

Paguhen 2.53 mld lekë për koncesionet - Transfertat e thesarit deri në 23 maj, buxheti ka planifikuar 14.3 mld lekë
Koncesionet dhe kontratat e partneritetit publik privat kanë marrë 2.53 mld lekë nga 1 janari deri në datën 23 maj të këtij viti, përmes transaksioneve të......

Ekonomia botërore, në rritje - Kërkesa e konsumatorit, e lartë. Tregu i punës, më i qendrueshëm
Ekonomia botërore po shfaq një elasticitet të jashtëzakonshëm, duke paraqitur një performancë më të mirë nga sa pritej, pavarësisht sfidave të vazhdueshme,......

Linjë ajrore e klasit të parë për qentë! - BARK Air mori mbi 15,000 kërkesa për destinacione të reja
Fluturimi me katërputroshët në klas të parë mund të tingëllonte si ëndërr e largët, por tashmë linja ajrore BARK Air ka bërë realitet këtë përvojë, duke çelur......

BE, me “sytë” nga zhvillimi i hapësirës - Brenda pak javësh komisioni evropian publikon “ligjin hapësinor”
I pritur fillimisht në prill, i ashtuquajturi 'ligji hapësinor i BE-së', një nga prioritetet e presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen për vitin 2024,......

Franca forcon rregullat e Airbnb - Mes mosmarrëveshjeve për qiratë afatshkurtra
Parlamenti francez ka miratuar një ligj për ta bërë më të vështirë për njerëzit që të japin me qira pronat e tyre në Airbnb për qira afatshkurtër. Ligji i ri......

Pse aksionarët e Tesla-s refuzojnë pagën prej 56 miliardë dollarë të Musk?
Firma këshilluese përfaqësuese Glass Lewis njoftoi se u ka kërkuar aksionerëve të Tesla-s të refuzojnë një paketë page prej 56 miliardë dollarësh për shefin......