Shqipëria Postuar më 27 Maj 2024, 13:08

Çmimi i biletës për trenin Vorë-Hani i Hotit - MIE, Muçaj: Kostot e transportit të udhëtarëve dhe mallrave do të ulen ndjeshëm

Nga SCAN TV
Çmimi i biletës për trenin Vorë-Hani i Hotit - MIE,

Teksa kredia për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit po kalon procedurat e miratimit në komisionet parlamentare, vlerësimi për çmimin e biletës si për udhëatrët, ashtu edhe për transportin e mallrave nuk është ende gati.

Zv. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj tha se vlerat do të përcaktohen pasi të vendoset mbi operimin dhe menaxhimin e hekurudhës, por kostot pritet të jenë tejet të favorshme.

Paralelisht, ndërtimi i kësaj hekurudhe parashikohet të rrisë punësimin.

Sipas afateve të bëra publike synohet që linja hekurudhore Vorë - Hani i Hotit të përfundojë në dhjetor të vitit 2030.

Shpejtësia e lëvizjes së trenave do të jetë deri në 120 km/orë në një linjë hekurudhore të elektrifikuar, teksa koha e udhëtimit parashikohet në 2 orë.

Ola Mitre/SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat