Shqipëria Postuar më 27 Maj 2024, 14:34

Java e “Administratës Publike” hap “siparin” e vendeve të punës - Shqipëria, në mungesë për gjeologë dhe veterinerë. Më shumë ekonomistë e juristë

Nga SCAN TV
Java e “Administratës Publike” hap “siparin” e

“Këtë të hënë, Java e Administratës Publike hap siparin ku një pjesëmarrje e gjerë e ministrive synon pikëtakimin e ofertave të punës, projekteve apo shërbimeve të tjera që Administrata Publike ofron për qytetarët gjithashtu dhe për punëkërkuesit”

Adea Pirdeni Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin:

“Ky panair është një festë e përbashkët por gjithashtu dhe një mundësi shumë e mirë për të njohur punën tonë të përditshme në Administratën publike, por gjithashtu për t’u angazhuar secili nga në funksionin tonë publik. Qoftë duke u angazhuar drejtpërdrejtë, duke u punësuar, në administratën publike, qoftë duke u angazhuar në nismat tona të përbashkëta.

Për këtë nismë nuk mungon mbështetja e Këshillit të Europës.

Giulia Re – Kreu Zyrës së Këshillit të Europës:

“Ne jemi shumë të lumtur që marrim pjesë dhe mbështesim organizimin e këtij eventi, pasi e konsiderojmë një mundësi shumë të mirë për kolegët që të takohen me njëri-tjetrin si dhe për publikun që të marri më shumë informacion për administratën publike të tyre. Po ashtu kjo është një mundësi për të ritheksuar angazhimin e vazhedueshëm të këshillit të Europës për rritjen e mirëqeverisjes dhe efiçencës së administratës publike në Shqipëri”

Por cilët janë punonjësit të cilët janë në mungesë dhe për çfarë ka tepricë tregu?

Enkela Dudushi DAP:

“Çdo vit bëhet një plan rekrutimi mbi bazën e nevojave që do të kenë insitutcionet në vitin në vijim dhe është miratuar në fillim të vitit nga Këshilli i Ministrave, është një numër 1183 pozicione pune, nga të cilat deri në këtë moment janë shpallur rreth 530 pozicione pune. Profili më i vështirë për të gjetur punonjës janë pjesa e Fakultetit të Gjeologji- Minierave, aty është goxha e vështirë dhe veterinaria. PËr shkak të çfarë prurhjesh vijnë nga Universitetet më shumë prurje kanë shkencat sociale, ekonomiku, juridiku.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat