“Censi i popullsisë dhe banesave publikohet më 28 qershor” - Dhuli: Një përqindje e vogël e popullsisë ka mbetur e paregjistruar

Të dhënat paraprake për Censin e Popullsisë dhe Banesave do të publikohen në datën 28 qershor. Në mbledhjen më të fundit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat u prezantua raporti vjetor i Institutit të Statistikave, ku në qendër të diskutimit ishte regjistrimi i popullsisë dhe banesave.
Deputeti i PD, Edmond Spaho hodhi akuza mbi vonesat në publikimin e censusit për arsye politike dhe regjistrimin disa herë të një personi, me qëllim shtimin e numrit të deklaruar të popullsisë.
Ndërkohë, Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, shpjegoi afatet e publikimit të censit, duke shtuar se një përqindje e vogël e popullsisë ka mbetur e paregjistruar.
Pas publikimit të të dhënave kryesore të censi, do të vijohet me detajimin e treguesve nëpër bashki, ndërsa pritet që në tetor të publikohen rezultatet përfundimtare në një platformë të posaçme. Ndërkohë, më herët është njoftuar nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndryshimi i ligjit të turizmit për ngritjen e Këshillit Ndërinstitucional të Statistikave të Turizmit, ku INSTAT do të ketë vetëm rol këshillimor.
Brenda këtij viti pritet të nisë Censi i Bujqësisë, ku do të nxirren të dhëna mbi sipërfaqen e tokës, sa shfrytëzohet dhe sa është mbjellur, numri i blegtorisë dhe të tjera si këto.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

“Drafti i rivlerësimit do frenojë shitjet e apartamenteve” - Amnistia 3%, Beti: Qytetarët do të presin miratimin e nismës, të përshpejtohet procesi
Drafti i paraqitur në Kuvend për rivlerësimin e banesave me 3 për qind do të frenojë shitjen e apartamenteve, sepse qytetarët do të priren të presin......

Shëndetësia, fondet për ndërtim objektesh - Rreth 82% e fondit total të investimeve publike u shpërnda në Tiranë
Në një hark kohor prej 10 vitesh, nga 2014 deri në 2024, rreth 60% e investimeve publike në sektorin e shëndetësisë shkojnë për ndërtime dhe rikonstruksione......

Çmimi i biletës për trenin Vorë-Hani i Hotit - MIE, Muçaj: Kostot e transportit të udhëtarëve dhe mallrave do të ulen ndjeshëm
Teksa kredia për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit po kalon procedurat e miratimit në komisionet parlamentare, vlerësimi për çmimin e biletës si për......

Aktmarrëveshjet me OSHEE, firmosen 1628 kontrata për shlyerjen e debisë - 795 abonentë familjarë përfituan 70 % reduktim kamate
Skemat e reja të aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të faturave të energjisë elektrike janë mirëpritur nga abonentët të cilëve u është......

Doganat vlerësohen nga “Pyetësori me Biznesin”- U anketuan 178 biznese nga sektorë të ndryshëm
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka marrë vlerësimet maksimale në Pyetësorin e dytë të zhvilluar në funksion të rritjes së transparencës dhe në vijim të......

Kosova pritet të ketë 1.6 milionë banorë - Të dhënat paraprake të regjistrimit. Shifrat zyrtare publikohen në Korrik
Kosova pritet të ketë 1.6 milionë banorë, ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në një konferencë për media. Sipas drejtorit Ekzekutiv në......

Sistemi AIPS, 1.5 miliardë euro transferta në 4 muaj - “Revolucioni” bankar që uli kostot dhe rriti efikasitetin
Prej dy vitesh, sistemi AIPS ka sjellë një revolucion në sistemin bankar, duke mundësuar transferimet kombëtare në Euro midis bankave pa tarifa shtesë nga......

Paguhen 2.53 mld lekë për koncesionet - Transfertat e thesarit deri në 23 maj, buxheti ka planifikuar 14.3 mld lekë
Koncesionet dhe kontratat e partneritetit publik privat kanë marrë 2.53 mld lekë nga 1 janari deri në datën 23 maj të këtij viti, përmes transaksioneve të......