Rruga drejt pasaportës gjermane pritet të jetë më e thjeshtë!

Me reformën e ligjit të marrjes së shtetësisë, qeveria federale dëshiron të shkurtojë periudhën e pritjes përpara marrjes së nënshtetësisë. Në të ardhmen, kjo do të jetë e mundur vetëm pas pesë vitesh, krahasuar me tetë vjet që janë aktualisht. Shtetësia e dyfishtë do të jetë gjithashtu e mundur në të ardhmen. Deri tani, në parim, duhet të heqësh dorë nga shtetësia që ke përpara se të marrësh nënshtetësinë gjermane.
Marrja e nënshtetësisë gjermane është e përjashtuar shprehimisht për personat që kanë kryer vepra penale për motive antisemite ose raciste. Njerëzit që kanë ardhur në Gjermani në vitet 1970 si punëtorë mysafirë ose në RDGJ deri në vitin 1990 si punëtorë me kontratë do t'u nënshtrohen kërkesave më të ulëta gjuhësore. Atyre gjithashtu nuk do t'u duhet të kalojnë një test për marrjen e shtetësisë.
Ministrja e Brendshme Federale, Nancy Faeser (SPD) e sheh thjeshtimin e planifikuar të rregullave të shtetësisë si një kontribut për rritjen e fuqisë konkurruese të Gjermanisë. "Ne jemi në mes të një gare globale për të tërhequr talentet më të mirë", tha Faeser. "Por ne do të fitojmë mendjet më të mira vetëm nëse ata mund të bëhen pjesë e plotë e shoqërisë sonë në të ardhmen e afërt," shtoi ajo.
Sipas të dhënave nga ministria e saj, deri tani rreth 14 për qind e popullsisë nuk ka pasaportë gjermane - pak më shumë se dymbëdhjetë milionë njerëz. Prej tyre, rreth 5.3 milionë kanë jetuar në Gjermani për të paktën dhjetë vjet. Edhe kjo tregon se ligji i shtetësisë duhet të modernizohet, shpjegoi Faeser. Në vitin 2022, për pasaportë gjermane aplikuan 168.545 persona, shifër që përfaqëson vetëm 3.1 për qind të shtetasve të huaj që kanë jetuar këtu për të paktën dhjetë vjet. Krahasuar me Bashkimin Evropian, kuota e marrjes së nënshtetësisë gjermane është nën mesataren.
Kabineti federal gjithashtu dëshiron të zbatojë të ashtuquajturin ligj të vetëvendosjes. Në të ardhmen, të gjithë në Gjermani do të mund të përcaktojnë vetë gjininë dhe emrin e tyre dhe t'i ndryshojnë ato përmes një procedure të thjeshtë në zyrën e gjendjes civile.
Sipas Ministrisë së Familjes dhe Drejtësisë, ligji u drejtohet personave transgjinorë, ndërgjinorë dhe jobinarë. Ligji për vetëvendosje kritikohet herë pas here, veçanërisht nga CDU/CSU dhe AfD.
Ministri Federal i Drejtësisë Marco Buschmann (FDP) e konsideroi projektligjin një sukses të koalicionit tripartiak në pushtet dhe e mbrojti atë kundër dyshimeve. Ai tha për gazetën e Berlinit "Tagesspiegel" se reforma ka të bëjë me lirinë dhe dinjitetin e personave transgjinorë. Shteti nuk duhet t'i trajtojë ata më si "të sëmurë". DW
E . S / SCAN
Sondazh

Dollari drejt 100 lekëve – Rritje e fortë edhe për valutat e tjera!
Dollari amerikan po rikuperon ndjeshëm gjatë kësaj jave pas rënies së vazhdueshme që pësoi gjatë kësaj periudhe verore duke u blerë këtë mëngjes me 98.8 lekë......

Kush është menaxheri i ri rajonal i IFC për Ballkanin Perëndimor?
IFC emëroi Nicolas Marquier në pozicionin e Menaxherit Rajonal për Ballkanin Perëndimor i cili do të jetë përgjegjës për përpjekjet rajonale të IFC-së për......

Shpiragu, shpresa e madhe për Shqipërinë - Zbulohet një rezervë e konsiderueshme gazi dhe nafte e cilësisë më të lartë
Në Shpirag, zonën naftëmbajtëse më të rëndësishme në Shqipëri, pas një pune thuajse 10 vjeçare dhe arritjes në 6002 metra në thellësi të tokës, është prekur......

Shërbimet postare rrezikojnë të dhënat e qytetarëve - Posta Shqiptare gjobitet me 1.1 mln lekë. Ruan të dhëna në kundërshtim me ligjin
Shërbimet postare në vend administrojnë të dhëna konfidenciale të qytetareve, por nuk janë të kujdesshme në ruajtën e tyre siç duhet. Komisioneri për Mbrojtjen......

Shqiptarët “dynden” drejt makinave elektrike - Çdo muaj importohen 6 miliardë lekë automjete
Qytetarët shqiptarë duket se po ndjekin një trend të ri sa i takon blerjes së automjeteve, duke u orientuar më së shumti drejt atyre elektrike, të cilat edhe......

Biznesi në vështirësi, rikthehet kredia për likuiditete - Kërkesa më e lartë nga sektorët e tregtisë dhe akomodimit, shërbimeve dhe ndërtimit
Gjysma e parë vitit ka regjistruar rritje të kredisë për likuiditete nga bizneset. Veçanërisht gjatë tremujorit të dytë, bizneset shqiptare kanë rritur......

Kredia në euro, për çfarë e marrin qytetarët - Dominon huaja për shtëpi, pasuar nga makinat, paisjet, mobiljet dhe overdrafti
Kredia në euro zë një peshë të konisderueshme në huadhënien e bankave tregtare në vend, megjithë një lloj tkurrje gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.......

10 nga qytetet e vogla më të bukura të Europës!
Zemra e Europës gjendet shpesh në qytetet e saj të vogla, jo vetëm në kryeqytetet e saj plot gjallëri. Nga ishujt e Mesdheut te komplekset e kështjellave......