Shqipëria Postuar më 3 Tetor 2022, 13:44

Qeveria “reflekton” mbi amnistinë fiskale - Ibrahimaj: Ndryshime në draft, po marrim në konsideratë sugjerimet

Nga SCAN TV
Qeveria “reflekton” mbi amnistinë fiskale - Ibrahimaj:

Pas kritikave të shumta nga institucionet ndërkombëtare, dhomat e tregtisë dhe ekspertët e ekonomisë, qeveria i është “rikthyer” sërish draftit të amnistisë fiskale dhe penale për të bërë ndryshime, duke marrë parasysh sugjerimet e dhëna.

E pyetur nga SCAN TV, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, bën me dije se ende nuk ka një afat kohor të caktuar për miratimin e saj.

Ndërsa, lidhur me paketën fiskale të vitit të ardhshëm, Ibrahimaj bëri me dije se nuk do të ketë supriza.

Ministrja e Financave zhvilloi konferencën e përmuajshme për media ku bëri një përmbledhje të zhvillimeve të ekonomisë në vend dhe theksoi se për shkak të krizës, viti pritet të mbyllet me një rritje ekonomike në nivelin 3.2 % të PBB.

Elisabeta Dosku / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat