Qeveria britanike nuk do të ulë taksat! - Truss dhe Kwarteng tërhiqen nga vendimi që shkaktoi kaos në Britani dhe tregjet globale

Qeveria e kryeministres britanike Liz Truss u detyrua të hënën në një kthesë poshtëruese, duke anuluar planet për të ulur shkallën më të lartë të tatimit mbi të ardhurat që shkaktoi një kaos në partinë, si dhe trazira në tregjet financiare.
Truss dhe ministri i Financave Kwasi Kwarteng, njoftuan një "plan të ri rritjeje" më 23 shtator, që do ulte taksat, një lëvizje që do të financohej nga huamarrja e madhe e qeverisë për të nxjerrë ekonominë nga vitet e rritjes anemike. Por, plani shkaktoi një krizë besimi në qeveri, duke goditur vlerën e paundit dhe çmimet e obligacioneve të qeverisë dhe tronditur tregjet globale në atë masë sa Banka e Anglisë duhej të ndërhynte me një program 65 miliardë paund.
“Është e qartë se heqja e taksës prej 45% ka shkaktuar kaos në misionin tonë kryesor për të trajtuar sfidat me të cilat përballet vendi”, tha Kwarteng në një deklaratë. Vendimi për të ndryshuar kursin, ka të ngjarë të vendosë Truss dhe Kwarteng nën presion të madh, më pak se katër javë pasi ata erdhën në pushtet. Britania ka pasur katër kryeministra në gjashtë vitet e fundit.
Truss, ish-ministrja e jashtme 47-vjeçare e Britanisë, e cila mori detyrën më 6 shtator pasi fitoi një garë lidershipi mes anëtarëve të Partisë Konservatore, pranoi të dielën se ajo duhet të kishte bërë më shumë për t’u konsultuar me të gjithë faktorët politikë.
Ndërsa heqja e shkallës më të lartë të taksave pritej të kushtonte vetëm rreth 2 miliardë nga një plan 45 miliardë paund për uljen e taksave, ky ishte elementi më tërheqës i një pakete fiskale që do të financohej nga huamarrja e qeverisë, por Kwarteng nuk ka shpjeguar ndonjëherë se si do të paguhet në planin afatgjatë.
Truss nuk e ka mohuar gjithashtu se do të kërkonte shkurtime të shpenzimeve për shërbimet publike dhe të dielën ajo refuzoi të angazhohej për rritjen e përfitimeve të mirëqenies në përputhje me inflacionin, një kombinim toksik nga I cili do të përfitonin partitë opozitare.
Menjëherë pas këtij vendimi paundi ka rinisur të fitojë pikë ndaj dollarit amerikan dhe të hënën në mëngjes këmbehej me 1,125 dollarë, me një rritje prej 0,8%.
SCAN
Sondazh

Kwarteng, njeriu që po shkatërron Britaninë! - Analiza e “The Guardian” për ministrin e ri të Financave që shkaktoi kaos në tregje
Si arriti që Britania e Madhe, një nga ekonomitë më të mëdha në botë dhe shtëpia e një prej qendrave më të forta financiare në planet, të marrë hua më......

Çmimi i naftës në tregjet globale rritet 3% - Pas njoftimeve për një ulje të mundshme të prodhimit nga vendet e OPEC+
Çmimet e naftës u rritën me mbi 3% të hënën, pasi OPEC+ konsideron uljen e prodhimit me më shumë se 1 milion fuçi në ditë, në një përpjekje për të mbështetur......

Prodhimi i naftës pritet të ulet - Vendet e OPEC+ pritet të vendosin shkurtimin e prodhimit me mbi 1 milion fuçi në ditë
OPEC+ do të konsiderojë një ulje të prodhimit të naftës prej më shumë se 1 milion fuçi në ditë këtë javë, në atë që do të ishte lëvizja më e madhe që nga......

47 miliardë dollarë humbje nga uragani Ian - Kompanitë e sektorit, pranë falimentit?
Kompanitë e sigurimeve po përgatiten për të paguar nga 28 miliardë deri në 47 miliardë dollarë për të shlyer dëmet e uraganit Ian, që mund të jetë stuhia më e......

Tregjet globale të gazit, të “tkurrura” - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë pret furnizime më të pakta vitin e ardhshëm
Tregjet globale të gazit pritet të mbeten të tkurrura vitin e ardhshëm pasi furnizimet në tubacionet ruse do të zvogëlohen dhe kërkesa në Europë do të bjerë në......

Rekord i ri inflacioni në Turqi, 83,4% - Rritja në shtator, nga zhvlerësimi i lirës dhe uljes së re të normës bazë të interesit
Inflacioni në Turqi regjistroi një rekord të ri në shtator, duke arritur në 83.4% me bazë vjetore, pasi arriti në 80.21% në gusht, sipas të dhënave zyrtare.......

Krizë, por bizneset shtojnë shitjet e ulin kredinë operacionale - Banka e Shqipërisë: Pritshmëri pozitive, 47% e kompanive nuk kanë nevojë për hua të re
Bizneset i kanë raportuar Bankës së Shqipërisë shëndet të mirë financiar, shkak për të cilin edhe kanë ulur ndjeshëm nevojën për hua për të mbuluar shpenzimet......

47.2 milionë lekë shtesë për Kardhiq-Delvinë - ARRSH modifikon kontratën e sinjalistikës rrugore, ndryshimet publikohen pas 3 muajsh
Një seri tenderësh për ndërtimin e aksit rrugor Kardhiq – Delvinë nuk kanë mjaftuar për përufndimin e punimeve, duke qenë se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka......