Krizë, por bizneset shtojnë shitjet e ulin kredinë operacionale - Banka e Shqipërisë: Pritshmëri pozitive, 47% e kompanive nuk kanë nevojë për hua të re

Bizneset i kanë raportuar Bankës së Shqipërisë shëndet të mirë financiar, shkak për të cilin edhe kanë ulur ndjeshëm nevojën për hua për të mbuluar shpenzimet operacionale. Në raportin për gjysmën e parë të vitit, Banka e Shqipërisë thekson se mbi 90% e ndërmarrjeve të pyetura prej saj kanë raportuar fitim gjatë periudhës, ndërkohë që 59% e tyre e kanë financuar veprimtarinë e tyre vetëm nëpërmjet shitjeve.
Rreth 40% e totalit të ndërmarrjeve kanë deklaruar se kanë aktualisht hua për të paguar, një rënie prej 2.9 pikësh përqindjeje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar. Po ashtu, pjesa më e madhe e ndërmarrjeve huamarrëse (74%) deklarojnë se pagesa e huasë arrin deri në 20% të të ardhurave të tyre.
Lidhur me planifikimin e një huamarrjeje në të ardhmen, rreth 47% e ndërmarrjeve që i janë përgjigjur pyetësorit deklarojnë se “nuk ka asnjë mundësi” që të kërkojnë një kredi bankare gjatë periudhës së ardhshme. Kjo peshë ka shënuar rënie për të gjitha madhësitë e ndërmarrjeve në krahasim me periudhën paraardhëse.
Për sa i përket pritshmërive lidhur me zgjerimin e veprimtarisë apo rritjen e investimeve, Banka e Shqipërisë raporton se të gjitha ndërmarrjet japin sinjale pozitive për periudhën në vijim.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

47.2 milionë lekë shtesë për Kardhiq-Delvinë - ARRSH modifikon kontratën e sinjalistikës rrugore, ndryshimet publikohen pas 3 muajsh
Një seri tenderësh për ndërtimin e aksit rrugor Kardhiq – Delvinë nuk kanë mjaftuar për përufndimin e punimeve, duke qenë se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka......

“Kujdes investimet në Crypto nëse nuk i njihni mirë” - Brunilda Isaj: Tregu i monedha virtuale, me luhatje të forta. Rreziku shumë i lartë
Ekspertja e financave Brunilda Isaj thotë se individët që duan të investojnë kursimet e tyre, bëjnë mirë të shohin më shumë tregun e brendshëm, veccanërisht......

Express mail packages from abroad are halved—Volume has dropped by 51% during 2022!
The end of the COVID-19 Pandemic during the summer months has brought the immediate halving of express packages from outside the borders and vice versa.......

Dokumentet sekrete të viteve ’70! Si funksiononte rrjeti i llogarive bankare që regjimi komunist kishte hapur në bankat amerikane dhe zvicerane
Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Edhe pse regjimi komunist kishte ndërprerë marrëdhëniet politike dhe diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë shtete......

Ka një shans prej 98% për një recesion global, paralajmëron firma kërkimore!
Dritat paralajmëruese po ndizen në ekonominë globale, pasi inflacioni i lartë, rritja drastike e normave dhe lufta në Ukrainë po bëjnë dëmin e tyre. Aktualisht......

Tubacioni Greqi-Bullgari fillon operacionet për të nxitur flukset e gazit jo-rus!
Greqia dhe Bullgaria kanë filluar operimin komercial të një tubacioni gazi të vonuar gjatë, i cili do të ndihmojë në uljen e varësisë së Europës Juglindore nga......

Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Investitorët presin politikat monetare të bankave qëndrore
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e parë të kësaj jave, pasi investitorët po presin vendimet e bankave qëndrore më vonë gjatë javës.......

Bursat europiane e nisin javën në rënie - Investitorët presin bankat qëndrore dhe fitimet e kompanive
Bursat europiane janë hapur në rënie të ndjeshme në sesionin e sotëm, ndërkohë që tregjet e kanë filluar tremujorin e fundit të këtij viti. Indeksi......