Tubacioni Greqi-Bullgari fillon operacionet për të nxitur flukset e gazit jo-rus!

Greqia dhe Bullgaria kanë filluar operimin komercial të një tubacioni gazi të vonuar gjatë, i cili do të ndihmojë në uljen e varësisë së Europës Juglindore nga gazi rus dhe në rritjen e sigurisë së energjisë.
Tubacioni 182 kilometra do të sigurojë një lehtësim për Bullgarinë, e cila ka luftuar për të siguruar furnizime me gaz me çmime të përballueshme që nga fundi i prillit, kur Gazprom i Rusisë ndërpreu dërgesat për shkak të refuzimit të Sofjes për të paguar në rubla.
Rusia ka ulur furnizimet e saj të gazit në Europë pasi Perëndimi vendosi sanksione ndaj Moskës për pushtimin e Ukrainës, duke i lënë vendet e Bashkimit Europian të përpiqen të sigurojnë furnizime alternative mes çmimeve në rritje.
Presidentja e Komisionit Europian përshëndeti nisjen e tubacionit të shtunën, për të cilin ajo tha se ishte çelësi për shkëputjen nga energjia ruse.
Tubacioni Interkonektor Greqi-Bullgari (IGB) do të transportojë 1 miliard metër kub (bcm) gaz azerbajxhanas në Bullgari.
Me një kapacitet fillestar prej 3 bcm në vit dhe plane për ta rritur më vonë këtë në 5 bcm, tubacioni mund të sigurojë gaz jo-rus për Serbinë fqinje, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë dhe më tej Moldavisë dhe Ukrainës.
Ai do të transportojë gaz nga qyteti verior grek i Komotinit në Stara Zagora në Bullgari. IGB është i lidhur me një tjetër tubacion, pjesë e Korridorit Jugor të Gazit që transporton gazin azerbajxhanas në Europë.
Tubacioni prej 240 milion euro kontrollohet nga një sipërmarrje e përbashkët midis kompanisë shtetërore bullgare të energjisë BEH, ndërmarrjes greke të gazit DEPA dhe Edison të Italisë.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Investitorët presin politikat monetare të bankave qëndrore
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e parë të kësaj jave, pasi investitorët po presin vendimet e bankave qëndrore më vonë gjatë javës.......

Bursat europiane e nisin javën në rënie - Investitorët presin bankat qëndrore dhe fitimet e kompanive
Bursat europiane janë hapur në rënie të ndjeshme në sesionin e sotëm, ndërkohë që tregjet e kanë filluar tremujorin e fundit të këtij viti. Indeksi......

Nafta ngjitet pranë 88 dollarë - OPEC mund të ulë prodhimin me 1 milionë fuçi
Nafta është rritur me mbi 3% në fillim të tregtisë së sotme, pasi OPEC+ po konsideron uljen e kuotave të prodhimit me rreth 1 milionë fuçi në ditë, në takimin......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore përballë Lekut?!
Dolalri amerikan e ka nisur këtë javë në vlera të qëndrueshme në raport me rritjen e fortë që regjistroi javën e kaluar teksa blihet sot me 118.5 lekë dhe......

Nënshkruhen kontratat e tunelit të Stonehenge me vlerë 1.7 miliardë paund!
Kontratat me vlerë 1.7 miliardë paund për të gërmuar një tunel pranë Stonehenge u nënshkruan pavarësisht faktit se vendimi për ndërtimin e tij është ende për......

Nanoplastika në zinxhirin ushqimor
Kemi folur shpesh për mikroplastikë, fragmente plastike më të vogla se 5 milimetra që ndotin oqeanet, plazhet e deri në stomakun tonë. Kushërinjtë e tyre më të......

Fenomeni ‘rrathët e të korrave’ po u kushtojnë fermerëve mijëra të ardhura të humbura!
Fenomeni anglez "vizatimet e të korrave" është i pashpjegueshëm dhe i çuditshëm, sa tani autoritetet kanë vendosur më seriozisht të përpiqen të merren me këtë......

Zbulohet prototipi i parë elektrik në botë për transport bregdetar! (FOTOT)
Kompania amerikane Regent ka publikuar një video me teste të prototipit të ekranoplanit të saj Seaglider, i cili kombinon një efekt ekrani dhe hidrofoil në një......