Bota Postuar më 3 Tetor 2022, 09:37

Bursat europiane e nisin javën në rënie - Investitorët presin bankat qëndrore dhe fitimet e kompanive

Nga SCAN TV
Bursat europiane e nisin javën në rënie - Investitorët

Bursat europiane janë hapur në rënie të ndjeshme në sesionin e sotëm, ndërkohë që tregjet e kanë filluar tremujorin e fundit të këtij viti. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 1%, ndërsa sektori financiar kryeson humbjet, në rënie me rreth 1.9%.

Analistët shprehen se, në fokus gjatë kësaj jave do të jetë tregu i naftës dhe jo tregu i aksioneve, pasi OPEC dhe aleatët e tjerë me në krye Rusinë, mund të ulin prodhimin për të mbështetur çmimet.

Investitorët janë të shqtësuar për ambientin e vështirë ekonomik të krijuar, për shkak të presioneve për recesion të ekonomisë globale. Referuar të dhënave të tjera në Europë, inflacioni bazë në Mbretërinë e Bashkuar, që përjashton produktet e paqëndrueshme, si ushqimet dhe energjinë, u rrit me 0.6%, gjatë gushtit, krahasuar me korrikun dhe me 6.3% krahasuar me gushtin e vitit 2021.

Në fokus të tregjeve do të jenë takimet e bankave qëndrore, sidomos i Bankës Qendrore Europiane, por edhe fitimet tremujore të korporatave për tremujorin e tretë të këtij viti.

SCAN

Sondazh

Poll
Bota 2 Tetor

Nanoplastika në zinxhirin ushqimor

Kemi folur shpesh për mikroplastikë, fragmente plastike më të vogla se 5 milimetra që ndotin oqeanet, plazhet e deri në stomakun tonë. Kushërinjtë e tyre më të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat