“S’ka probleme teknike”, ARRSH sqaron ndalimin për automjetet me tonazh të rëndë mbi Urën e Matit

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë sqarime rreth kufizimit të qarkullimit rrugor për mjetet e rënda mbi Urën e vjetër të Matit. Sipas ARRSH nuk bëhet fjalë për probleme strukturore të urës por kufizimi i mjeteve me kapacitet mbi 13 tonë, është mnjë masë mbrojtëse për këtë infrastrukturë. Në sqarimin e ARRSH thuhet:
“Në lidhje me disa lajme dhe artikuj të publikuar sot për kufizimin e qarkullimit në Urën e Matit, ju bëjmë me dije se nuk bëhet fjalë për asnjë çedim, dëmtim apo problem të ri strukturor të urës. Kufizimi i vendosur është një masë e detyruar parandaluese, e ndërmarrë për të garantuar stabilitetin, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e urës.
Ura e vjetër e Matit, e cila së fundmi iu nënshtrua një ndërhyrjeje emergjente për përforcimin e themeleve, po përballon një fluks të konsiderueshëm qarkullimi, veçanërisht nga mjetet e tonazhit të rëndë që tejkalojnë masën e lejuar prej 13 tonësh.
Që prej hapjes së saj, ura është pajisur me sinjalistikën përkatëse, e cila lejon kalimin vetëm të mjeteve me tonazh deri në 13 tonë. Megjithatë, nga monitorimet në terren rezulton se kjo sinjalistikë nuk respektohet në mënyrë të përsëritur, duke krijuar një ngarkesë të panevojshme dhe duke rrezikuar në të ardhmen qëndrueshmërinë e strukturës.
Për këtë arsye, ARRSH, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ka marrë masa shtesë për kontrollin e qarkullimit, duke vendosur elemente betoni në të dyja anët e urës, me qëllim parandalimin e kalimit të mjeteve të rënda që tejkalojnë kufirin e lejuar. Mjetet mbi 13 tonë duhet të përdorin detyrimisht rrugën alternative.
Theksojmë edhe një herë: kjo masë nuk lidhet me ndonjë çedim apo dëmtim të urës, por është një masë e domosdoshme sigurie dhe parandalimi, për të mbrojtur ndërhyrjen e kryer në themelet e saj dhe për të garantuar stabilitetin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të strukturës.
Në këtë kuadër, bëjmë thirrje të mos spekullohet me çështje të tilla teknike dhe të mos keqinformohet publiku përmes artikujve apo deklaratave të pabazuara, të cilat krijojnë pa nevojë shqetësim te qytetarët.
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës, respektimin e sinjalistikës së vendosur dhe zbatimin e kufizimit për kalimin e mjeteve me tonazh deri në 13 tonë.
Siguria e qytetarëve dhe ruajtja e qëndrueshmërisë së infrastrukturës rrugore mbeten prioriteti ynë”.
Gruri dhe misri në pikiatë, vetëm elbi me rritje/ Drithërat pranë minimumit të 6 viteve, humbëm mesatarisht 12 mijë tonë në vit
Prodhimi i drithërave në vend ka vijuar rënien edhe gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave për prodhimin e bimëve të arave, gjatë vitit të kaluar u prodhuan 624......
Kumbaro mbledh drejtuesit e arsimit parauniversitar - Viti i ri shkollor/ Risi shtrirja e programit “Pas Shkolle” në mbi 400 institucione arsimore
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, mblodhi në një takim të zgjeruar drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, agjencive......
Regjistrimi në universitete, 7 faza në raundin e parë - Xhelaj: 25% e maturantëve u paraqitën që ditën e parë
Regjistrimet në universitete kanë nisur me ritëm të lartë. Vetëm në ditën e parë të fazës së parë, të hapur të mërkurën, rreth 25% e maturantëve janë......
Rritet prodhimi nga centralet diellore - 448 GWh në 3 muaj, pesha në prodhimin vendas arriti 19% për periudhën prill-qershor
Zgjerimi i shpejtë i kapaciteteve fotovoltaike po reflektohet gjithnjë e më shumë në bilancin energjetik të vendit. Të dhënat e Institutit të Statistikave......
Linjë e re energjetike 110 kV Sarandë–Xarrë/ OST hap garën për ndërtimin. Synohet më shumë siguri në furnizim
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka shpallur garën për ndërtimin e linjës 110 kV Sarandë–Xarrë, një investim që synon rritjen e sigurisë së furnizimit me......
Luhatje në tregun valutor – Dobësohen Euro, Paundi e Dollari
Dollari amerikan ka pasur luhatje të ndjeshëm të kuotës këtë të enjte në raport me një ditë më parë pasi është blerë sot me 78.8 lekë dhe është shitur me......
Rritet tatimi i paguar mbi qiratë dhe pagat - 613 milionë euro në 7 muaj. 17% më shumë krahasuar me 2025-ën
Taksimi i punës dhe qirave afatshkurtër, apo afatgjatë, ka sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit gjatë 7 muajve të parë të këtij viti. Sipas të......
Autostrada Kashar-Rrogozhinë, punimet nisin brenda vitit - Konçesioni 35-vjeçar, Karakaçi: ARRSH ka miratuar projektin e zbatimit
Punimet për autostradën Kashar–Rrogozhinë pritet të nisin brenda këtij viti. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin e zbatimit, ndërsa hapi i......

