Rritet prodhimi nga centralet diellore - 448 GWh në 3 muaj, pesha në prodhimin vendas arriti 19% për periudhën prill-qershor

Zgjerimi i shpejtë i kapaciteteve fotovoltaike po reflektohet gjithnjë e më shumë në bilancin energjetik të vendit. Të dhënat e Institutit të Statistikave për 3-mujorin e dytë të këtij viti tregojnë se prodhimi nga burimet e tjera të rinovueshme, ku përfshihet kryesisht energjia fotovoltaike, arriti në 448 GWh, nga 288 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar apo 55.6% më shumë.
Rritja e prodhimit bënë që këto burime të siguronin 19% të gjithë energjisë elektrike të prodhuar në vend gjatë periudhës prill-qershor. Në total, prodhimi vendas arriti në 2,361 GWh, ku 42.8% u sigurua nga hidrocentralet publike dhe 38.2% nga hidrocentralet private dhe koncesionare.
Të dhënat konfirmojnë një tendencë që është përshpejtuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, paralelisht me shtimin e centraleve fotovoltaike. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, kapaciteti i instaluar i centraleve diellore është shumëfishuar, nga vetëm 21 MW në vitin 2020 në 631 MW në fund të vitit 2025. Vetëm në dy vitet e fundit zgjerimi ka qenë i fortë, nga 188 MW në vitin 2023, në 449 MW në 2024 dhe 631 MW në 2025.
Në të njëjtën periudhë, numri i centraleve fotovoltaike u rrit nga 10 në 53, ndërsa prodhimi vjetor i energjisë diellore u zgjerua nga rreth 32 mijë MWh në vitin 2020 në mbi 832 mijë MWh gjatë vitit të kaluar.
Rritja e burimeve të tjera të rinovueshme po ndryshon gradualisht edhe strukturën e prodhimit të energjisë në vend, që historikisht ka qenë e dominuar thuajse tërësisht nga hidrocentralet. Megjithatë, zgjerimi i shpejtë i fotovoltaikëve po sjell edhe nevojën për menaxhimin e prodhimit të energjisë në orët kur rrezatimi diellor është më i lartë. Për këtë arsye, disa prej projekteve të mëdha fotovoltaike në vend kanë nisur procedurat për integrimin e sistemeve të depozitimit të energjisë.
Linjë e re energjetike 110 kV Sarandë–Xarrë/ OST hap garën për ndërtimin. Synohet më shumë siguri në furnizim
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka shpallur garën për ndërtimin e linjës 110 kV Sarandë–Xarrë, një investim që synon rritjen e sigurisë së furnizimit me......
Luhatje në tregun valutor – Dobësohen Euro, Paundi e Dollari
Dollari amerikan ka pasur luhatje të ndjeshëm të kuotës këtë të enjte në raport me një ditë më parë pasi është blerë sot me 78.8 lekë dhe është shitur me......
Rritet tatimi i paguar mbi qiratë dhe pagat - 613 milionë euro në 7 muaj. 17% më shumë krahasuar me 2025-ën
Taksimi i punës dhe qirave afatshkurtër, apo afatgjatë, ka sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit gjatë 7 muajve të parë të këtij viti. Sipas të......
Autostrada Kashar-Rrogozhinë, punimet nisin brenda vitit - Konçesioni 35-vjeçar, Karakaçi: ARRSH ka miratuar projektin e zbatimit
Punimet për autostradën Kashar–Rrogozhinë pritet të nisin brenda këtij viti. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin e zbatimit, ndërsa hapi i......
323 ATM të reja, shqiptarët vijojnë tërheqjen e cash-it - BSH: Depozitimet zënë vetëm 37% të numrit të transaksioneve
Ndërsa numri i bankomateve sa vjen e rritet, shqiptarët vijojnë t’i përdorin kryesisht për një funksion të vetëm: tërheqjen e parave cash. Sipas të dhënave......
Telefoni po zëvendëson sportelin e bankës - BSH: Transferta, pagesa dhe kontrolli i llogarisë kryhen gjithnjë e më shumë online
Shqiptarët po përqafojnë gjithnjë e më tepër mënyrat digjitale të marrjes së shërbimeve bankare. Rritja e home banking është padyshim një tregues i......
Ku u furnizuam këtë vit me karburant? Nga Arabia Saudite, te SHBA. Ndryshon harta e importit
Kulmi i sezonit turistik ka përkuar me një rritje të ndjeshme të importeve të lëndëve djegëse, në një periudhë kur shtohen lëvizjet e brendshme, ardhja e......
Kontroll për apartamentet me qira përmes “Booking” - 100 tatimpagues në “sitë”, verifikohen deklarimet për tetor 2022-dhjetor 2025
Subjektet dhe individët që ushtrojnë aktivitetin e dhënies me qira afatshkurtër të njësive akomoduese përmes platformës “Booking” do të jenë objekt kontrolli......

