Kumbaro mbledh drejtuesit e arsimit parauniversitar - Viti i ri shkollor/ Risi shtrirja e programit “Pas Shkolle” në mbi 400 institucione arsimore

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, mblodhi në një takim të zgjeruar drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, agjencive të arsimit parauniversitar si dhe drejtorive rajonale e zyrave arsimore vendore në gjithë Shqipërinë.
Në fokus të këtij takimi ishin masat dhe përgatitjet për nisjen e një procesi mësimor të rregullt në gjithë institucionet arsimore të vendit, si nga pikëpamja e infrastrukturës mësimore, ashtu edhe në krijimin e një komunikimi të qëndrueshëm e një mjedisi mikrpitës për nxënësit.
“Me drejtues të Ministrisë së Arsimit dhe agjencive të arsimit parauniversitar, të Drejtorive Rajonale dhe 52 Zyrave Vendore Arsimore nga gjithë Shqipëria, në një takim ku diskutuam secili mbi masat e marra për nisjen e një viti sa më të mbarë shkollor—që nga infrastruktura në shkolla, siguria, kurrikulat e reja, krijimi i mjediseve sa më miqësore dhe mikpritëse për nxënësit, ndërtimi i një komunikimi të qëndrueshëm me prindërit, mësuesit dhe komunitetet arsimore, si dhe kompletimi i përvojës në shkollë me zgjatjen e orarit përtej mësimit me programin “Pas shkolle".
Po i japim dorën e fundit përgatitjes së programit “Pas Shkolle”, i cili do të shtrihet në më shumë se 400 institucione, duke ofruar jo thjesht qëndrim pas orarit të mësimit, por kohë cilësore të mbushur me aktivitete sociale, artistike, sportive, artizanat, e shumë veprimtari të tjera në bashkëpunim me komunitetin”, ishte mesazhi i ministres Kumbaro.
Kumbaro vuri gjithashtu theksin tek nisja e programit të kurrikulave të reja për klasat 1, 6, 10, shpërndarja e teksteve të reja dhe falas nga klasa I-V, respektimi i udhëzimit për ndalimin e celularëve në shkolla dhe pasurimi i platformës SMIP edhe me programin “Pas Shkolle”.
Në vitin e ri shkollor do të hapin dyert 42 objekte arsimore dhe terrene sportive të reja të pajisura me kushte bashkëkohore të mësimdhënies. Ndërkohë, prej 24 gushtit ka nisur faza e dytë e regjistrimeve për klasën e parë dhe të dhjetë e cila ka afat deri më 7 shtator.
Regjistrimi në universitete, 7 faza në raundin e parë - Xhelaj: 25% e maturantëve u paraqitën që ditën e parë
Regjistrimet në universitete kanë nisur me ritëm të lartë. Vetëm në ditën e parë të fazës së parë, të hapur të mërkurën, rreth 25% e maturantëve janë......
Rritet prodhimi nga centralet diellore - 448 GWh në 3 muaj, pesha në prodhimin vendas arriti 19% për periudhën prill-qershor
Zgjerimi i shpejtë i kapaciteteve fotovoltaike po reflektohet gjithnjë e më shumë në bilancin energjetik të vendit. Të dhënat e Institutit të Statistikave......
Linjë e re energjetike 110 kV Sarandë–Xarrë/ OST hap garën për ndërtimin. Synohet më shumë siguri në furnizim
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka shpallur garën për ndërtimin e linjës 110 kV Sarandë–Xarrë, një investim që synon rritjen e sigurisë së furnizimit me......
Luhatje në tregun valutor – Dobësohen Euro, Paundi e Dollari
Dollari amerikan ka pasur luhatje të ndjeshëm të kuotës këtë të enjte në raport me një ditë më parë pasi është blerë sot me 78.8 lekë dhe është shitur me......
Rritet tatimi i paguar mbi qiratë dhe pagat - 613 milionë euro në 7 muaj. 17% më shumë krahasuar me 2025-ën
Taksimi i punës dhe qirave afatshkurtër, apo afatgjatë, ka sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit gjatë 7 muajve të parë të këtij viti. Sipas të......
Autostrada Kashar-Rrogozhinë, punimet nisin brenda vitit - Konçesioni 35-vjeçar, Karakaçi: ARRSH ka miratuar projektin e zbatimit
Punimet për autostradën Kashar–Rrogozhinë pritet të nisin brenda këtij viti. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin e zbatimit, ndërsa hapi i......
323 ATM të reja, shqiptarët vijojnë tërheqjen e cash-it - BSH: Depozitimet zënë vetëm 37% të numrit të transaksioneve
Ndërsa numri i bankomateve sa vjen e rritet, shqiptarët vijojnë t’i përdorin kryesisht për një funksion të vetëm: tërheqjen e parave cash. Sipas të dhënave......
Telefoni po zëvendëson sportelin e bankës - BSH: Transferta, pagesa dhe kontrolli i llogarisë kryhen gjithnjë e më shumë online
Shqiptarët po përqafojnë gjithnjë e më tepër mënyrat digjitale të marrjes së shërbimeve bankare. Rritja e home banking është padyshim një tregues i......

