Prodhimi i naftës pritet të ulet - Vendet e OPEC+ pritet të vendosin shkurtimin e prodhimit me mbi 1 milion fuçi në ditë

OPEC+ do të konsiderojë një ulje të prodhimit të naftës prej më shumë se 1 milion fuçi në ditë këtë javë, në atë që do të ishte lëvizja më e madhe që nga pandemia Covid-19 për të adresuar dobësinë e tregut të naftës. Takimi do të zhvillohet më 5 tetor në sfondin e rënies së çmimeve të naftës dhe muajve të paqëndrueshmërisë së madhe të tregut, çka bëri që prodhuesi kryesor i OPEC+, Arabia Saudite, të deklarojë se grupi mund të ulë prodhimin.
OPEC+, i cili kombinon vendet e OPEC-ut dhe aleatët si Rusia, ka refuzuar të rrisë prodhimin për të ulur çmimet e naftës pavarësisht presionit nga konsumatorët kryesorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar ekonominë globale.
Çmimet megjithatë kanë rënë ndjeshëm në muajin e fundit për shkak të frikës për ekonominë globale dhe një rritje të dollarit amerikan pasi Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit.
Një ulje e konsiderueshme e prodhimit pritet të kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ushtruar presion mbi Arabinë Saudite që të vazhdojë të prodhojë më shumë për të ndihmuar që çmimet e naftës të zbuten më tej dhe të reduktojnë të ardhurat për Rusinë, ndërsa Perëndimi kërkon të ndëshkojë Moskën për pushtimin e Ukrainës. Arabia Saudite nuk i ka dënuar veprimet e Moskës në mes të marrëdhënieve të vështira me administratën e presidentit amerikan Joe Biden.
Javën e kaluar, një burim i njohur për lidhjet me Rusinë, tha se, Moska do të dëshironte që OPEC+ të ulte prodhimin me 1 milion fuçi në ditë, ose 1% të furnizimit global. Kjo do të ishte ulja më e madhe që nga viti 2020, kur OPEC+ uli prodhimin me një rekord prej 10 milionë fuçi në ditë pasi kërkesa u rrëzua për shkak të pandemisë Covid-19. Një burim tjetër tha se, shkurtimi I prodhimit mund të jetë mbi 1 milion fuçi, pas një reduktimi vullnetar shtesë nga Arabia Saudite.
SCAN
Sondazh

47 miliardë dollarë humbje nga uragani Ian - Kompanitë e sektorit, pranë falimentit?
Kompanitë e sigurimeve po përgatiten për të paguar nga 28 miliardë deri në 47 miliardë dollarë për të shlyer dëmet e uraganit Ian, që mund të jetë stuhia më e......

Tregjet globale të gazit, të “tkurrura” - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë pret furnizime më të pakta vitin e ardhshëm
Tregjet globale të gazit pritet të mbeten të tkurrura vitin e ardhshëm pasi furnizimet në tubacionet ruse do të zvogëlohen dhe kërkesa në Europë do të bjerë në......

Rekord i ri inflacioni në Turqi, 83,4% - Rritja në shtator, nga zhvlerësimi i lirës dhe uljes së re të normës bazë të interesit
Inflacioni në Turqi regjistroi një rekord të ri në shtator, duke arritur në 83.4% me bazë vjetore, pasi arriti në 80.21% në gusht, sipas të dhënave zyrtare.......

Krizë, por bizneset shtojnë shitjet e ulin kredinë operacionale - Banka e Shqipërisë: Pritshmëri pozitive, 47% e kompanive nuk kanë nevojë për hua të re
Bizneset i kanë raportuar Bankës së Shqipërisë shëndet të mirë financiar, shkak për të cilin edhe kanë ulur ndjeshëm nevojën për hua për të mbuluar shpenzimet......

47.2 milionë lekë shtesë për Kardhiq-Delvinë - ARRSH modifikon kontratën e sinjalistikës rrugore, ndryshimet publikohen pas 3 muajsh
Një seri tenderësh për ndërtimin e aksit rrugor Kardhiq – Delvinë nuk kanë mjaftuar për përufndimin e punimeve, duke qenë se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka......

“Kujdes investimet në Crypto nëse nuk i njihni mirë” - Brunilda Isaj: Tregu i monedha virtuale, me luhatje të forta. Rreziku shumë i lartë
Ekspertja e financave Brunilda Isaj thotë se individët që duan të investojnë kursimet e tyre, bëjnë mirë të shohin më shumë tregun e brendshëm, veccanërisht......

Express mail packages from abroad are halved—Volume has dropped by 51% during 2022!
The end of the COVID-19 Pandemic during the summer months has brought the immediate halving of express packages from outside the borders and vice versa.......

Dokumentet sekrete të viteve ’70! Si funksiononte rrjeti i llogarive bankare që regjimi komunist kishte hapur në bankat amerikane dhe zvicerane
Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Edhe pse regjimi komunist kishte ndërprerë marrëdhëniet politike dhe diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë shtete......