Rajoni Postuar më 3 Tetor 2022, 12:27

Rekord i ri inflacioni në Turqi, 83,4% - Rritja në shtator, nga zhvlerësimi i lirës dhe uljes së re të normës bazë të interesit

Nga SCAN TV
Rekord i ri inflacioni në Turqi, 83,4% - Rritja në shtator, nga

Inflacioni në Turqi regjistroi një rekord të ri në shtator, duke arritur në 83.4% me bazë vjetore, pasi arriti në 80.21% në gusht, sipas të dhënave zyrtare. Kjo rritje e mprehtë e çmimeve të konsumit vjen si pasojë e zhvlerësimit të vazhdueshëm të lirës turke dhe uljes së mëtejshme të normës bazë të interesit në 12%, nga 13%, e shpallur javën e kaluar nga Banka Qendrore e vendit.

Monedha turke ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës që nga fillimi i vitit dhe të hënën kursi i këmbimit ishte 18.56 lira turke për një dollar.

Grupi i Kërkimeve të Inflacionit (Enag), i përbërë nga ekonomistë të pavarur turq, të cilët bëjnë vlerësimet e tyre, njoftoi sot se inflacioni me bazë vjetore ka kaluar 186%, ndërsa u rrit me 5.3% në shtator.

Rritja e çmimeve është një temë e nxehtë në Turqi, më pak se 9 muaj para zgjedhjeve presidenciale. Shumë qytetarë nuk mund t'i përballojnë, pasi 48% e punëtorëve marrin pagën bazë më pak se 330 dollarë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili thotë se favorizon rritjen dhe eksportet mbi stabilitetin e çmimeve, premton rregullisht se vendi do të "kapërcejë" problemin e të inflacionit pas vitit të ri. Por, duke folur në një forum ekonomik javën e kaluar, Erdogan tha se "normat e interesit janë armiku im" dhe u zotua t'i ulë ato më tej.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat