Shqipëria Postuar më 28 Gusht 2026, 16:19

Trafik rekord në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, Rama: Më 17 gusht, u përpunuan 60,291 pasagjerë

Nga SCAN TV

Trafik rekord në Aeroportin Ndërkombëtar të

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës përgjatë muajit gusht ka përjetur pikun e trafikut që ka njohur ndonjëherë në histori. Shifrat i ka sjellë në vëmendjen  e publikut edhe kryeministri Rama, i cili ka shpërndarë një video të aeroportit në rrjetet e tij sociale. Në shpjegimin bashkëngjitur kryeministri, mes treguesve të tjerë flet edhe për rekordin e arritur më 17 gusht. Rama thekson:       

Vijojnë shifrat e larta në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me 1.717 milion pasagjerë të përpunuar vetëm gjatë këtij muaji, deri më 27 gusht.

Rekord më 17 gusht, kur aeroporti përpunoi 60,291 pasagjerë dhe 326 fluturime brenda një dite të vetme. Destinacionet kryesore sipas numrit ta pasagjerëve ishin Italia, Anglia, Polonia, Turqia e Belgjika me 79 destinacione në total. Gjatë kësaj dite Aeroporti operoi me 32 kompani ajrore, duke reflektuar rritjen e vazhdueshme të lidhjeve ajrore të Shqipërisë me destinacionet ndërkombëtare. Një rekord i ri për TIA si edhe një tjetër dëshmi e rritjes së Shqipërisë si destinacion ndërkombëtar.  

Edhe gjatë muajit korrik Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka përpunuar afro 1.65 milion, 28.1% më i lartë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në raportin e saj të prillit 2026 për trafikun aeroportual, organizata europiane e aviacionit civil e renditi sërish Tiranën si aeroportin me rritjen më të shpejtë mujore në kategorinë e aeroporteve të mëdha, shkruan kryeministri në postimin e tij.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat