Tregjet globale të gazit, të “tkurrura” - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë pret furnizime më të pakta vitin e ardhshëm

Tregjet globale të gazit pritet të mbeten të tkurrura vitin e ardhshëm pasi furnizimet në tubacionet ruse do të zvogëlohen dhe kërkesa në Europë do të bjerë në përgjigje të masave të kursimit të energjisë dhe çmimeve të larta, deklaroi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.
Tregjet e gazit natyror në mbarë botën janë tkurrur që nga viti 2021 dhe konsumi global pritet të bjerë me 0.8% këtë vit si rezultat i një kërkese të ulët rekord prej 10% në Europë, tha Agjencia në raportin e saj tremujor. Ndërkohë, konsumi global i gazit parashikohet të rritet me vetëm 0.4% vitin e ardhshëm.
Në Europë, konsumi i gazit ka rënë me 10% në tetë muajt e këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, i nxitur nga një rënie prej 15% në sektorin industrial, pasi bizneset kufizuan prodhimin për shkak të rritjes së çmimeve. Furnizimi nga gazsjellësi rus në Europë është ulur këtë vit dhe tani ka vetëm një rrjedhje pas mbylljes së Nord Stream 1 nga Rusia në Gjermani në fillim të shtatorit.
Nëse Moska kryen një kërcënim për të sanksionuar firmën ukrainase të energjisë Naftogaz, një nga rrugët e fundit funksionale të furnizimit me gaz rus në Europë mund të mbyllet, duke përkeqësuar më tej krizën energjetike pikërisht kur fillon stina e dimrit.
Europa është përpjekur të kompensojë mungesën e gazit rus këtë vit, pjesërisht përmes rritjes së importeve të gazit natyror të lëngshëm. IEA parashikon që importet e gazit të lëngshëm në Europë do të rriten me mbi 60 miliardë metra kub këtë vit, ose më shumë se dyfishi i sasisë së shtuar të kapacitetit global të eksportit. Kjo do të thotë se importet e gazit të lëngshëm në Azi mund të qëndrojnë në nivele më të ulëta se vitin e kaluar për pjesën tjetër të vitit 2022, për shkak të çmimeve të larta në Europë.
Megjithatë, importet e gazit të lëngshëm nga Kina mund të rriten vitin e ardhshëm sipas një serie kontratash të reja të lidhura që nga fillimi i vitit 2021, ndërsa një dimër më i ftohtë se mesatarja do të rezultojë gjithashtu në kërkesë shtesë nga Azia verilindore. IEA tha se nëse furnizimi rus në Europë ndalet plotësisht nga 1 nëntori, depozitimi i gazit në BE do të jetë më pak se 20% i plotë në shkurt nëse furnizimi me gaz të lëngshëm mbetet në nivele të larta. Por, nëse ky furnizim ulet, depozitat në shkurt 2023 mund të jenë vetëm 5% të mbushura Aktualisht, nivelet e depozitimit të gazit në BE janë më shumë se 88%.
SCAN
Sondazh

Rekord i ri inflacioni në Turqi, 83,4% - Rritja në shtator, nga zhvlerësimi i lirës dhe uljes së re të normës bazë të interesit
Inflacioni në Turqi regjistroi një rekord të ri në shtator, duke arritur në 83.4% me bazë vjetore, pasi arriti në 80.21% në gusht, sipas të dhënave zyrtare.......

Krizë, por bizneset shtojnë shitjet e ulin kredinë operacionale - Banka e Shqipërisë: Pritshmëri pozitive, 47% e kompanive nuk kanë nevojë për hua të re
Bizneset i kanë raportuar Bankës së Shqipërisë shëndet të mirë financiar, shkak për të cilin edhe kanë ulur ndjeshëm nevojën për hua për të mbuluar shpenzimet......

47.2 milionë lekë shtesë për Kardhiq-Delvinë - ARRSH modifikon kontratën e sinjalistikës rrugore, ndryshimet publikohen pas 3 muajsh
Një seri tenderësh për ndërtimin e aksit rrugor Kardhiq – Delvinë nuk kanë mjaftuar për përufndimin e punimeve, duke qenë se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka......

“Kujdes investimet në Crypto nëse nuk i njihni mirë” - Brunilda Isaj: Tregu i monedha virtuale, me luhatje të forta. Rreziku shumë i lartë
Ekspertja e financave Brunilda Isaj thotë se individët që duan të investojnë kursimet e tyre, bëjnë mirë të shohin më shumë tregun e brendshëm, veccanërisht......

Express mail packages from abroad are halved—Volume has dropped by 51% during 2022!
The end of the COVID-19 Pandemic during the summer months has brought the immediate halving of express packages from outside the borders and vice versa.......

Dokumentet sekrete të viteve ’70! Si funksiononte rrjeti i llogarive bankare që regjimi komunist kishte hapur në bankat amerikane dhe zvicerane
Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Edhe pse regjimi komunist kishte ndërprerë marrëdhëniet politike dhe diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë shtete......

Ka një shans prej 98% për një recesion global, paralajmëron firma kërkimore!
Dritat paralajmëruese po ndizen në ekonominë globale, pasi inflacioni i lartë, rritja drastike e normave dhe lufta në Ukrainë po bëjnë dëmin e tyre. Aktualisht......

Tubacioni Greqi-Bullgari fillon operacionet për të nxitur flukset e gazit jo-rus!
Greqia dhe Bullgaria kanë filluar operimin komercial të një tubacioni gazi të vonuar gjatë, i cili do të ndihmojë në uljen e varësisë së Europës Juglindore nga......