47 miliardë dollarë humbje nga uragani Ian - Kompanitë e sektorit, pranë falimentit?

Kompanitë e sigurimeve po përgatiten për të paguar nga 28 miliardë deri në 47 miliardë dollarë për të shlyer dëmet e uraganit Ian, që mund të jetë stuhia më e kushtueshme e Floridës që nga uragani Andrew në vitin 1992. Humbjet nga sigurimi i erës për pronat rezidenciale dhe tregtare në Florida pritet të jenë midis 22 miliardë dhe 32 miliardë dollarë, ndërsa humbjet e siguruara nga stuhitë pritet të jenë 6 deri në 15 miliardë dollarë shtesë.
Sipas analistëve të tregut, uragani Ian do të ndryshojë përgjithmonë industrinë e pasurive të paluajtshme dhe infrastrukturën e qytetit dhe siguruesit do të falimentojnë. Më shumë se dy milionë shtëpi dhe biznese mbetën pa energji në Florida të premten, pasi uragani Ian po shkonte drejt Karolinës së Jugut. Industria e sigurimeve gjithashtu pret humbje të sektorit të turizmit në Florida.
Analistët theksojnë se, edhe në strukturat hoteliere ka pasur shumë dëme të raportuara dhe do të ketë një periudhë ku do të ketë mungesë pritjeje për turistët.
Agjencia e vlerësimit të kredisë Fitch tha të enjten se humbjet e siguruara mund të variojnë nga 25 miliardë deri në 40 miliardë dollarë për Florida, të cilat mund të rriten në varësi të efektit të stuhisë në Karolinë. Kjo krahasohet me humbjen prej 65 miliardë dollarësh nga uragani Katrina në vitin 2005 dhe 36 miliardë dollarë humbje nga uragani Ida në 2021.
Rimëkëmbja pritet të jetë e ngadaltë dhe e vështirë për shkak të inflacionit, normave të larta të interesit dhe kostove të punës dhe materialeve.
SCAN
Sondazh

Tregjet globale të gazit, të “tkurrura” - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë pret furnizime më të pakta vitin e ardhshëm
Tregjet globale të gazit pritet të mbeten të tkurrura vitin e ardhshëm pasi furnizimet në tubacionet ruse do të zvogëlohen dhe kërkesa në Europë do të bjerë në......

Rekord i ri inflacioni në Turqi, 83,4% - Rritja në shtator, nga zhvlerësimi i lirës dhe uljes së re të normës bazë të interesit
Inflacioni në Turqi regjistroi një rekord të ri në shtator, duke arritur në 83.4% me bazë vjetore, pasi arriti në 80.21% në gusht, sipas të dhënave zyrtare.......

Krizë, por bizneset shtojnë shitjet e ulin kredinë operacionale - Banka e Shqipërisë: Pritshmëri pozitive, 47% e kompanive nuk kanë nevojë për hua të re
Bizneset i kanë raportuar Bankës së Shqipërisë shëndet të mirë financiar, shkak për të cilin edhe kanë ulur ndjeshëm nevojën për hua për të mbuluar shpenzimet......

47.2 milionë lekë shtesë për Kardhiq-Delvinë - ARRSH modifikon kontratën e sinjalistikës rrugore, ndryshimet publikohen pas 3 muajsh
Një seri tenderësh për ndërtimin e aksit rrugor Kardhiq – Delvinë nuk kanë mjaftuar për përufndimin e punimeve, duke qenë se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka......

“Kujdes investimet në Crypto nëse nuk i njihni mirë” - Brunilda Isaj: Tregu i monedha virtuale, me luhatje të forta. Rreziku shumë i lartë
Ekspertja e financave Brunilda Isaj thotë se individët që duan të investojnë kursimet e tyre, bëjnë mirë të shohin më shumë tregun e brendshëm, veccanërisht......

Express mail packages from abroad are halved—Volume has dropped by 51% during 2022!
The end of the COVID-19 Pandemic during the summer months has brought the immediate halving of express packages from outside the borders and vice versa.......

Dokumentet sekrete të viteve ’70! Si funksiononte rrjeti i llogarive bankare që regjimi komunist kishte hapur në bankat amerikane dhe zvicerane
Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Edhe pse regjimi komunist kishte ndërprerë marrëdhëniet politike dhe diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë shtete......

Ka një shans prej 98% për një recesion global, paralajmëron firma kërkimore!
Dritat paralajmëruese po ndizen në ekonominë globale, pasi inflacioni i lartë, rritja drastike e normave dhe lufta në Ukrainë po bëjnë dëmin e tyre. Aktualisht......