Kwarteng, njeriu që po shkatërron Britaninë! - Analiza e “The Guardian” për ministrin e ri të Financave që shkaktoi kaos në tregje

Si arriti që Britania e Madhe, një nga ekonomitë më të mëdha në botë dhe shtëpia e një prej qendrave më të forta financiare në planet, të marrë hua më shtrenjtë se Greqia? Kriza e besimit që prek bonot britanike mban nënshkrimin e Kwasi Kwarteng, ministrit të financave të qeverisë së re. Sipas një analize të The Guardian, plani i tij bujar i uljes së taksave shkaktoi një shitje të paprecedentë në obligacione dhe aksione, por Kwarteng, ashtu si kryeministrja Liz Truss, deri një ditë më parë refuzonin të tërhiqeshin.
Profili i tij, siç përshkruhet nga The Guardian, tregon se ai nuk mund të kishte bërë ndryshe. Brilant, por arrogant, Kwarteng "kurrë nuk ka pasur as më të voglin interes për mendimet e të tjerëve", thotë një ish-ministër.
Ministri britanik i Financave ka lindur 47 vjet më parë në Londrën Juglindore. Prindërit e tij, një ekonomist dhe një avokate, emigruan në Mbretërinë e Bashkuar nga Gana kur ishin studentë. Ai shkoi në Eton me një bursë dhe më pas në Trinity College, Kembrixh, ku studioi histori.
Ky besim i thellë në vetvete ishte i dukshëm që në moshën 18-vjeçare, kur ai u intervistua për të hyrë universitet. Profesori i ri që e ekzaminoi i tha se ishte hera e parë që intervistonte kandidatë. “Mos u shqetëso zotëri, ia dole shumë mirë”, i tha Këarteng në fund të intervistës.
Shumëgjuhësh, flet frëngjisht, italisht, gjermanisht, greqisht dhe pak arabisht, pas studimeve ai u punësua në City of London si analist për JP Morgan. Kwarteng ka shkruar libra historie dhe artikuj për Telegraph dhe ngritja e tij politike filloi në ditët e Theresa May si Sekretare e Brexit.
Prirja për arrogance, por edhe inteligjenca e tij e pamohueshme, është një temë e zakonshme që duket se citojnë shumë njerëz që kanë punuar me të.
The Guardian raporton gjithashtu një incident që ndodhi kur Bill Gates organizoi një tryezë diskutimi me shumë të ftuar të profilit të lartë. Kur Kwarteng u shfaq, ai filloi të sillej sikur të ishte në krye të takimit, "duke folur për gjithçka" dhe "duke i dhënë leksione" Gates edhe për temat për të cilat ai është ekspert, theksohet në analizë. "Ishte e çuditshme dhe e sikletshme," thotë një person I pranishëm në atë takim.
SCAN
Sondazh

Çmimi i naftës në tregjet globale rritet 3% - Pas njoftimeve për një ulje të mundshme të prodhimit nga vendet e OPEC+
Çmimet e naftës u rritën me mbi 3% të hënën, pasi OPEC+ konsideron uljen e prodhimit me më shumë se 1 milion fuçi në ditë, në një përpjekje për të mbështetur......

Prodhimi i naftës pritet të ulet - Vendet e OPEC+ pritet të vendosin shkurtimin e prodhimit me mbi 1 milion fuçi në ditë
OPEC+ do të konsiderojë një ulje të prodhimit të naftës prej më shumë se 1 milion fuçi në ditë këtë javë, në atë që do të ishte lëvizja më e madhe që nga......

47 miliardë dollarë humbje nga uragani Ian - Kompanitë e sektorit, pranë falimentit?
Kompanitë e sigurimeve po përgatiten për të paguar nga 28 miliardë deri në 47 miliardë dollarë për të shlyer dëmet e uraganit Ian, që mund të jetë stuhia më e......

Tregjet globale të gazit, të “tkurrura” - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë pret furnizime më të pakta vitin e ardhshëm
Tregjet globale të gazit pritet të mbeten të tkurrura vitin e ardhshëm pasi furnizimet në tubacionet ruse do të zvogëlohen dhe kërkesa në Europë do të bjerë në......

Rekord i ri inflacioni në Turqi, 83,4% - Rritja në shtator, nga zhvlerësimi i lirës dhe uljes së re të normës bazë të interesit
Inflacioni në Turqi regjistroi një rekord të ri në shtator, duke arritur në 83.4% me bazë vjetore, pasi arriti në 80.21% në gusht, sipas të dhënave zyrtare.......

Krizë, por bizneset shtojnë shitjet e ulin kredinë operacionale - Banka e Shqipërisë: Pritshmëri pozitive, 47% e kompanive nuk kanë nevojë për hua të re
Bizneset i kanë raportuar Bankës së Shqipërisë shëndet të mirë financiar, shkak për të cilin edhe kanë ulur ndjeshëm nevojën për hua për të mbuluar shpenzimet......

47.2 milionë lekë shtesë për Kardhiq-Delvinë - ARRSH modifikon kontratën e sinjalistikës rrugore, ndryshimet publikohen pas 3 muajsh
Një seri tenderësh për ndërtimin e aksit rrugor Kardhiq – Delvinë nuk kanë mjaftuar për përufndimin e punimeve, duke qenë se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka......

“Kujdes investimet në Crypto nëse nuk i njihni mirë” - Brunilda Isaj: Tregu i monedha virtuale, me luhatje të forta. Rreziku shumë i lartë
Ekspertja e financave Brunilda Isaj thotë se individët që duan të investojnë kursimet e tyre, bëjnë mirë të shohin më shumë tregun e brendshëm, veccanërisht......