Qarku i Vlorës, numri më i lartë i të regjistruarëve në arsimin e mesëm privat - Saranda dominon me ndërtimet e reja

Qarku i Vlorës si një nga qarqet që fokus kryesor ka turizmin, ka në përbërje të tij të gjithë qytetet turistike në vijën bregdetare. Vlora, cilësohet si qarku me shkallën më të lartë të të regjistruarëve në arsimin e mesëm privat, kundrejt të regjistruarëve në arsimin e mesëm, shifër kjo që arrin në 19.4%.
Duke pasur qytete turistike, ku kryesisht në sezonin veror ky qark arrin bum-in e turistëve, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për moshën mbi 15 vjeç, arrin mesatarisht në 60.7%. Por referuar të dhënave, nga ana tjetër shkalla e papunësisë në këtë qark është 19.5%.
Ndërkohë për t’u ndalur në ndërtimin, në këtë qark janë dhën gjithësej 43 leje ndërtimi. Saranda dominon përsa i përket numrit më të lartë të ndërtimeve ku janë dhënë 22 të tilla, shifër kjo e vijuar me Vlorën me 8 leje ndërtimi, e më pas Himarën me 6 të tilla, Selenica 3, Finiqi 2 dhe Delvina e Konispoli me nga një leje ndërtimi përkatësisht.
Ndërkaq një tjetër karakteristikë e këtij qarku mbetet Produkti i Brendshëm Bruto ku sipas të dhënave është në vlerën e 494 mijë lekëve për frymë.
Por për t’u ndalur në autoveturat për pasagjerë, nga kjo e dhënë arrihet në konluzionin se për 1000 banorë janë 225 të tilla. Përsa i përket shpenzimeve mesatare mujore për konsum për Njësitë Ekonomike Familjare arrin vlerën e 75.481 lekëve.
Ndërkohë paga mesatare e personave të punësuar është përllogaritur 48.351 lekë.
Diamila Leka / SCAN

Fieri, qarku me numrin më të lartë të bagëtive - Janë përqëndruar 27% të totalit të bizneseve bujqësore
Një nga qarqet më të mëdhenj të Shqipërisë Qarku i Fierit, si i favorizuar dhe nga pozicioni gjeografik, konsiderohet si një nga qarqet me numrin më të lartë......

Berati, qarku i dytë për prodhimin e rrushit në vreshta - Qyteti i “një mbi një dritareve” ka minimizuar ndërtimet e reja
Një nga karakteristikat që e veçon qarkun e Beratit janë ullinjtë dhe vera. Berati është qarku i dytë me nivelin më të lartë të prodhimit për rrushin nga......

Gjirokastra, qarku që po i “shuhet” popullsia - Pak lindje dhe migrim i lartë, ekonomia “me sytë” nga turizmi
Pavarësisht se është një nga qarqet me pozitë të favorshme gjeografike, me bukuri natyrore dhe potenciale të larta turistike, duket se Gjirokastra “po shuhet”,......

Dibra, qarku i varfër, me më shumë lindje - Pasuritë e mëdha natyrore s’shpëtojnë ekonominë dibrane, kryeson listën për ikjen e banorëve
Ndryshimet në Prodhimin e Brendshëm të Bruto të Rajoneve, të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në tre qarqe ekonomia ishte me rënie në vitin......

Statistikat e ndërmarrjeve në Shqipëri - Bizneset me pronarë të huaj punësojnë 11.6% të të punësuarëve
Fokus i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare është aktiviteti tregtar, pra biznesi si dhe shërbime të tjera. Por referuar statistikave, këto aktivitete numërojnë......

Italia nis fushatën shumë të debatuar reklamuese prej 9 milionë euro 'Open to meraviglia!
Turizmi në Itali është rikuperuar nga nivelet më të ulëta të COVID-19, por jo të gjithë janë të lumtur të shohin turmat e të huajve të rikthyer. Venusi i......

Zgjedhje presidenciale e parlamentare në Turqi - Sfida mes Erdogan, kreut të opozitës Kilicdaroglu dhe Ogan
Turqia zgjedh sot presidentin dhe parlamentin e ri të vendit. Në garë për postin e kreut të shtetit përballë Erdogan që kërkon mandatin e rradhës është kreu i......

Sfidat e bashkive për zhvillimin e zonave urbane
Qytetarët shqiptarë në zonat urbane të vendit përballen përditë me probleme të shumta. Menaxhimi i mbetjeve urbane, furnizimi me ujë të pijshëm, transporti......