Statistikat e ndërmarrjeve në Shqipëri - Bizneset me pronarë të huaj punësojnë 11.6% të të punësuarëve

Fokus i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare është aktiviteti tregtar, pra biznesi si dhe shërbime të tjera. Por referuar statistikave, këto aktivitete numërojnë rreth 31.7% të regjistrimeve të reja sipas INSTAT. Në këto të dhëna, 56.6% e ndërmarrjeve janë prodhues të shërbimeve të cilat janë shtrirë në të gjitha qarqet, por në Tiranë e Durrës janë përqëndruar 56.7% e grupit të prodhuesve të shërbimeve.
Në aspektin ligjor, bizneset në Shqipëri janë organizuar kryesisht si “Persona Fizikë”, ku numërohen 48.5%, por nga ana tjetër personat jurdikë janë kontribut kryesor në ekonominë e vendit.
Ndarja e gjinisë në drejtimin e bizneseve mbetet interesante, ku gratë menaxhojnë ose zotërojnë 24.1% të ndërmarrjeve gjithsej. Parë në këndvështrim bashkiak, kryqyteti ka përqindjen më të madhe të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë me 38.1%, ndërsa me 0.03% shënon numrin më të ulët të grave drejtuese Bashkia Pustec.
Në këtë përmbledhje të statistikave të biznesit, përmendet dhe madhësia e bizneseve që do të thotë, rreth 90.6% e ndërmarrjeve janë të vogla, përkatësisht 1-4 të punësuar. Ndërsa ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar zënë vetëm 1.1% të ndërmarrjeve.
Për t’u ndalur në pronësinë e këtyre bizneseve, ato të cilët drejtohet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 3.7% të ndërmarrjeve, dhe punësojnë 11.6% të punësuarëve. Ndërsa ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta janë të përqëndruara kryesisht në bashkitë Tiranë dhe Durrës, përkatësisht 65,1% dhe 11,0%.
Në struktura të shitjeve sipas qarqeve, rezulton se Tirana zë pjesën më të madhe të shitjeve neto me 55.4%, e ndjekur nga qarku i Durrësit me 13.1%. Të dhënat tregojnë se qarku i Kukësit ka përqindjen më të ulët të shitjeve neto. Duke ju referuar aktiviteti të industrisë nxjerrëse, qarku i Fierit zë peshën më të madhe të shitjeve neto me 40,0%, ndërsa qarku Gjirokastër ka peshën më të vogel të shitjeve neto me 0,2%.
Diamila Leka / SCAN
Sondazh

Italia nis fushatën shumë të debatuar reklamuese prej 9 milionë euro 'Open to meraviglia!
Turizmi në Itali është rikuperuar nga nivelet më të ulëta të COVID-19, por jo të gjithë janë të lumtur të shohin turmat e të huajve të rikthyer. Venusi i......

Zgjedhje presidenciale e parlamentare në Turqi - Sfida mes Erdogan, kreut të opozitës Kilicdaroglu dhe Ogan
Turqia zgjedh sot presidentin dhe parlamentin e ri të vendit. Në garë për postin e kreut të shtetit përballë Erdogan që kërkon mandatin e rradhës është kreu i......

Sfidat e bashkive për zhvillimin e zonave urbane
Qytetarët shqiptarë në zonat urbane të vendit përballen përditë me probleme të shumta. Menaxhimi i mbetjeve urbane, furnizimi me ujë të pijshëm, transporti......

Qeverisja vendore ne zonat rurale - Fshatrat boshatisen nga Mungesa e shërbimeve dhe mospërfaqësimi
Në Shqipëri, situata financiare e njësive vendore paraqet sfida për të ardhmen, edhe pse ajo është përmirësuar krahasuar me 8 vite më parë, kur u miratua......

Vendoret 2023 - Tre bashki, zgjedhje me votim elektronik
Qytetarët e Kamzës, Vorës dhe Elbasanit do të njihen me fituesit në garën për drejtimin e bashkive që në orën 19:30 të datës 14 Maj. Kjo sepse në këto tre......

MBIKQYRJA DHE VËZHGIMI/ Angazhimi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor
Mbarëvajtja e procesit të votimeve të 14 majit është në vëmendjen e strukturave shtetërore, vëzhguesve vendas dhe të huaj. Parapërgatitjet që dita e zgjedhjeve......

Zgjedhjet e shtrenjta të 14 Majit dhe paratë për pushtetin vendor!
Zgjedhjet vendore të 14 majit rezultojnë të jenë më të shtrenjtat që janë organizuar ndonjëherë në vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtare financimi për......

GARA PËR BASHKITË/ Përzgjedhja e 61 kryetarëve ndërmjet 145 kandidatëve
Në zgjedhjet vendore të e 14 majit 2023, kanë të drejtë vote 3,650,550 shtetas shqiptarë, nga të cilët 122,545 zgjedhës votojnë për herë të pare. Nga......