Rajoni Postuar më 14 Maj 2023, 14:01

Zgjedhje presidenciale e parlamentare në Turqi - Sfida mes Erdogan, kreut të opozitës Kilicdaroglu dhe Ogan

Nga SCAN TV
Zgjedhje presidenciale e parlamentare në Turqi - Sfida mes Erdogan, kreut

Turqia zgjedh sot presidentin dhe parlamentin e ri të vendit. Në garë për postin e kreut të shtetit përballë Erdogan që kërkon mandatin e rradhës është kreu i opozitës Kemal Kilicdaroglu dhe Sinan Ogan që drejton një aleancë të partive të vogla. Fituesi duhet të marrë mbi 50% plus 1 të votave, në të kundërt do të ketë një raund të dytë votimi në 28 maj.

Në Turqi ka nisur në orën 7 të mëngjesit të së dielës, procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. Përfshirë dhe ata që jetojnë jashtë vendit, njerëzit me të drejtë vote janë më shumë se 64 milion persona në tptal dhe mund të votojnë të gjithë qytetarët turq yë cilët kanë mbushur të paktën 18 vjec. Të rinjtë maxhorenë që kanë të drejtën e votës për herë të parë në jetën e tyre janë 4.904.672.

Anëtarët e asamblesë parlamentare, e përbërë nga 600 deputetë, janë zgjedhur nëpërmjet një sistemi proporcional në të cilin votohet për një parti, jo për një kandidat. Dhe për të hyrë një parlament një formacion politiki duhet të kalojë pragun e 7% të votave ose të jetë pjesë e një aleance që e kalon këtë prag.

Në këtë proces votimi është e mundur zgjedhja mes 36 partive të ndryshme. Për t’u bërë president një kandidat duhet të kalojë pragun e 50% plus 1 të votave në të kundërt do të ketë një raund të dytë votimi, në program për në datën 28 maj. Kreu aktual i shtetit Recep Tayyip Erdogan është mes kandidatëve; dy të tjerët janë Kemal Kilicdaroglu, i cili drejton një aleancë të përbërë nga disa parti të opozitës, dhe Sinan Ogan që drejton një aleancë të partive të vogla. Muharrem Ince, një tjetër kandidat për presidencën, u tërhoq nga gara pak ditë para zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të publikuara nga ministria e brendshme në vend, qytetarët sirianë që janë transferuar në Turqi që në fillim të konfliktit civil në Siri në vitin 2011, dhe pasi kanë marrë nënshtetësinë, rezultojnë me të drejtë vote, janë pak a shumë 131 mijë persona. Procesi i votimit për qytetarët turq që jetojnë jashtë vendit ësjyë mbyllur në datën 9 maj në vendet ku ata jetojnë. Nga 3 milionë e 416 mijë që kanë të drejtë vote, votuan 1 milion e 691 mijë persona në 74 shtete të ndryshme. 125 mijë persona të tjerë shprehën vullnetin e tyre me votë më pikat kufitare duke e cuar shifrën totale në 1.817.000 persoma që përbën 53.18% të atyre me të drejtë vote, një pjesëmarrje rekord për shtetasit turq që jetojnë jashtë vendit. Në zgjedhjet e fundit, në vitin 2018, pjesëmarrja e tyre ndaloi në 50.9%.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat